Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a –

08:00 | 22/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri –

Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura –

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –

Pas një dekade luhatjesh dhe një stabilizimi, Shqipëria po dëshmon një rritje shqetësuese të rasteve të reja me HIV. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), viti 2025 ka shënuar 125 raste të reja deri në muajin tetor, duke sinjalizuar një rikthim në nivelet më të larta të regjistruara që nga viti 2016. Që nga viti 1993, numri total i personave të prekur në vend ka arritur në një total prej 1,973.

Studimi i institutit të Shëndetit Publik tregon se infektimi me HIV mbetet kryesisht një fenomen i përqendruar në qendrat e mëdha urbane, aty ku lëvizshmëria e popullsisë dhe densiteti janë më të larta. Pothuajse gjysma e të gjithë rasteve në vend banojnë në kryeqytet.

Ky përqendrim lidhet me mundësitë më të mëdha për testim, por edhe me stilin e jetesës urbane. Pas Tiranës vjen Durrësi me 7.8% të rasteve, Elbasani me 7.1%. Shkodra (4.5%) dhe Vlora (3.4%) ndjekin listën, ndërsa qytete si Lushnja, Fieri, Korça, Gjirokastra dhe Saranda luhaten midis 2% dhe 3%.

Ekspertët vërejnë se ndonëse numrat janë më të ulët në rrethe, kjo mund të maskojë mungesën e qasjes në testim dhe frikën nga paragjykimi në komunitetet e vogla.

Studimi konfirmon se HIV po prek kryesisht moshën më aktive dhe produktive të shoqërisë. Raporti gjinor mbetet i lartë, me 3.5 meshkuj për çdo 1 femër të diagnostikuar. Incidenca kulmon në grup-moshën 25–29 vjeç, me 24 raste për 100,000 banorë. Kjo tregon një ekspozim të lartë të të rinjve ndaj sjelljeve me rrezik.

Ndryshe nga meshkujt, te femrat rreziku shfaqet më i lartë në moshë më të pjekur, konkretisht në grup-moshën 40–49 vjeç. Ndonëse pas moshës 40-vjeçare shihet një rënie progresive, rastet mbeten të pranishme në çdo grup-moshë, duke treguar se askush nuk është plotësisht i imunizuar nga rreziku i transmetimit.

Studimi gjeti se rruga kryesore e përhapjes në Shqipëri nuk është përdorimi i drogave me injektim, por marrëdhëniet seksuale të pambrojtura. Transmetimi Heteroseksual mbetet rruga dominuese, duke arritur në 87% të rasteve vetëm për vitin 2025. Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj mbeten një grup me rrezik të lartë. Megjithatë, specialistët e ISHP-së ngrenë alarmin se kjo shifër mund të jetë e nënraportuar për shkak të stigmës së fortë, që i shtyn këta individë të fshehin mënyrën e infektimit ose të shmangin testimin.

Edhe pse në nivele të ulëta, në vitin 2025 u regjistrua 1 rast i kalimit të virusit nga nëna te fëmija, gjë që thekson nevojën për testim të detyrueshëm gjatë shtatzënisë.

Problemi i madh, diagnostikimi i vonë

Një nga sfidat më kritike të sistemit shëndetësor shqiptar është diagnoza e vonë, vëren iSHP. Në vitin 2025, 34% e rasteve të reja u zbuluan kur pacienti ishte tashmë në stadin AIDS. Kjo ndodh sepse individët paraqiten në spital vetëm kur shfaqin simptoma të rënda, duke humbur mundësinë për të nisur Trajtimin Antiretroviral (TAR) në kohë, i cili do t’u siguronte një jetë normale dhe do të parandalonte përhapjen e mëtejshme.

Deri në fund të tetorit 2025, janë kryer rreth 60,000 testime në shkallë vendi. Megjithatë, shumica e tyre (59.3%) vijnë si referime mjekësore dhe jo si dëshirë vullnetare e individit.

Shteti ofron testim falas dhe konfidencial në institutin e Shëndetit Publik dhe Klinikën Ambulatore në QSUT, në njësitë Vendore të Shëndetit Publik në 12 prefektura dhe spitalet rajonale dhe laboratorët privatë të certifikuar.

Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje se njohja e statusit nuk është vetëm mbrojtje për veten, por edhe një akt përgjegjësie ndaj shoqërisë, pasi testimi i hershëm shpëton jetë./Monitor

Të Lidhura

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –

nga 27
11:45 | 22/04/2026
0

Serjan Mazrreku është emëruar drejtori i ri i burgut në Durrës. Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ka qenë i...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri –

nga 27
10:59 | 22/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës. Kështu, në tregun shqiptar, një litër naftë do...

Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura –

nga 27
10:47 | 22/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me çështjen e drejtoreshës së AKSH-it dhe zhvillimet e fundit të...

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –

nga 27
10:37 | 22/04/2026
0

Një 69-vjeçar, Luan Bundo, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë të papritur ditën...

Para
Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin –

Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –

Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –

11:45 | 22/04/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri –

10:59 | 22/04/2026
Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka –

Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura –

10:47 | 22/04/2026
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –

10:37 | 22/04/2026
Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –

10:23 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –
  • Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri –
  • Rama doli garant për pastërtinë e Karçanaj, SPAK i gjen pasuritë e fshehura –
  • Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku (Emri) –
  • Dy miliarderë nga Katari dhe një rrjet kompleks kompanish pas projektit të Sazanit –
  • Këmbimi valutor 22 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Socialisti që u bë demokrat emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit (Emri) –
  • Në tregjet botërore bie, Bordi i Transparencës rrit çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com