Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama lidhur me vizitën e fundit në Spanjë dhe pjesëmarrjen në një aktivitet ndërkombëtar.
Gjatë një konference për shtyp, Berisha deklaroi se kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Barcelona për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar të titulluar “Samiti Global për Demokracinë”, por sipas tij, këtë pjesëmarrje nuk e ka bërë transparente për publikun shqiptar
Sipas Berishës, ky samit është organizuar nga Aleks Soros dhe qëllimi nuk ishte pro-europian po tërësisht anti-amerikan, ndërsa Rama e shiti si vizitë zyrtare në Spanjë.
“Pse kjo? Së pari, samiti në të cilin u paraqit siç deklaron udhëheqësi i të majtës botërore ekstreme, ishte organizim i tij.
Lexoni postimet që ka bërë dhe kënaqësinë që shpreh.
Së dyti, ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian.
Jo, nuk ishte një samit pro-europian.
E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë?
Cilat janë arsyet që e fsheh? Burracak, langaraq janë të pakta, por edhe prostitutë politikë.
Por edhe e tillë, nuk e fsheh, ti shkove.
More pjesë.
Je në panel.
Je në foto.
Kujt ia fsheh ti këtë?
Pra, shikoni se çfarë, nuk e di cilën fjalë t’i them, nuk përdor fjalët e tij, me të cilat ka lindur në gojë, nuk ia lejoj vetes, por i them të paktën langaraq.
Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros.
Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët.
Çfarë tregon me këtë?
Ky tregon me këtë se nuk ka interesa kombëtare.
Shkove, pranove dhe u anëtarësove në Bordin e Paqes dhe për këtë shqiptarët meritojnë shpjegimin që vijon, ne e kemi miratuar këtë plotësisht, sepse po të jetë çështja për çështje të sigurisë kombëtare, në absolutisht pa asnjë mëdyshje jemi në anën e SHBA. Të mos ketë iluzion këtu.
Dakord.
Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane.
Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata.
Ku i ke interesat ti? Ti nuk ke interesa për vendin, ke interesa vetëm personale.
Ti çdo lëvizje e bën për të shpëtuar kokën tënde.
Kjo është fyerje, ky është përçmim.
Ky është turp!
Po pse do publikojë Aleksis Soros fotot e samitit me Edi Ramën dhe do i censurojë Edi Rama?
Çfarë tregon kjo?
A nuk tregon kjo për një njeri pa karakter, frikacak.
Është turp.
Njeri pa dinjitet.
Në qoftë se e takon, publiko foton, çfarë ke?
Do thoni ju çfarë? Jo, ka rëndësi shumë të madhe, se ai nuk e ka udhëtim privat atë.
Ai e ka udhëtim përfaqësim të shtetit shqiptar.
Dhe në atë samit ishin të pranishëm një seri kryetarë shtetesh, kryeministrash me qëndrime të hapura antiamerikane.
Çfarë e shtyn, çfarë interesi ka Shqipëria aty?
Asnjë interes.
Janë vetëm interesat personale të Edi Ramës.
Dhe ky është keqpërdorimi absolut, është shpërdorimi absolut i postit dhe detyrës.
U përpoq ta maskojë me çdo kusht.
U përpoq të mashtrojë shqiptarët me çdo kusht.
Ju e patë vetë.
Dënoj me forcë një qëndrim të tillë poshtërues për një kryeministër.
Por unë nuk merakosem se vetëposhtërohet ai, por problemi është se ai është përfaqësim.
Nuk ka ndodhur kurrë, nuk mund të ndodhë, të shkojë kryeministri në një samit dhe ta fshehë.
Sigurisht një takim klandestin, ndërkohë që atë e jepnin mediat e të gjithë botës.
Më së paku, se nuk dua ta prish gojën me fjalët e tij, langaraq!”, u shpreh Berisha










