Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Administrata tatimore po ushtron presion ndaj bizneseve –

12:10 | 21/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin –

Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin –

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqetësimin për moszbatimin në praktikë të ligjeve të fundit që lidhen me faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, duke akuzuar institucionet përgjegjëse për vonesa dhe mungesë përgjegjësie.

Sipas tij, gjatë javëve të fundit ka marrë dhjetëra ankesa nga biznese në të gjithë vendin, të cilat vijojnë të përballen me kërkesa për shlyerjen e detyrimeve të vjetra tatimore, edhe pse këto detyrime janë falur ose shuar me ligj.

Bozdo paralajmëroi se mungesa e kuadrit të plotë rregullator ka hapur rrugën për abuzime dhe trajtime selektive ndaj bizneseve, duke përkeqësuar klimën ekonomike dhe duke rritur pasigurinë juridike.

Deklarata e plotë:

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë javëve të fundit kam marrë dhjetëra ankesa dhe shqetësime të drejtpërdrejta nga biznese në të gjithë vendin, të cilat vijojnë të përballen me kërkesa për shlyerjen e detyrimeve të vjetra tatimore, pavarësisht faktit se këto detyrime janë shprehimisht të falura apo të shuara me ligj.

Është e pabesueshme, por mbi të gjitha e papranueshme, që më shumë se katër muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore”, këto ligje të miratuara nga Kuvendi vazhdojnë të mos gjejnë zbatim real në praktikë.

Veçanërisht për këtë ligjin e fundit, situata është shqetësuese sepse janë krijuar shumë probleme në ndërveprimin e bizneseve me organet fiskale!

Shkaku është i qartë dhe nuk mund të fshihet më pas justifikimeve teknike: Ministria e Financave nuk ka përmbushur detyrimin e saj ligjor për të nxjerrë aktet nënligjore të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji. Ky mosveprim i qëllimshëm ose i papërgjegjshëm ka krijuar një situatë absurde dhe të rrezikshme, ku ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa administrata tatimore vazhdon të veprojë sikur ai të mos ishte miratuar kurrë.

Mungesa e akteve nënligjore nuk është thjesht një vonesë burokratike. Ajo ka hapur rrugën për abuzivitet dhe presion nga ana e strukturave tatimore ndaj bizneseve, duke u dhënë atyre hapësirë për trajtime arbitrare, për interpretime selektive dhe për ushtrim presioni financiar mbi sipërmarrjen. Në vend që ky kuadër ligjor të sillte qetësi juridike dhe mbyllje përfundimtare të kapitullit të borxheve të vjetra, ai ka prodhuar më shumë pasiguri, më shumë frikë dhe një përkeqësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Duhet theksuar me forcë se këto ligje u miratuan ashtu siç edhe vetë qeveria i kërkonte, pa asnjë ndryshim, edhe pas kërkesave të përsëritura të deputetëve të opozitës për më shumë transparencë, qartësi dhe garanci ligjore.

Gjatë procesit parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike propozuan amendime konkrete për të përcaktuar mekanizma kontrolli dhe transparencë mbi subjektet përfituese. Të gjitha këto amendime u hodhën poshtë nga mazhoranca, ndërkohë që asnjëherë nuk u ofrua transparencë e plotë për mënyrën se si do të zbatoheshin ligjet dhe se kush do të përfitonte realisht prej tyre.

Sot, pas katër muajsh moszbatim, pasojat janë të qarta: administrata vepron pa rregulla të qarta, bizneset ndëshkohen dhe vullneti i Parlamentit shpërfillet. Ky është një rast tipik dhe skandaloz ku administrata është bërë më e fortë se Kuvendi, ku një ministri, përmes mosveprimit, ka arritur të bllokojë zbatimin e ligjeve të votuara nga pushteti ligjvënës. Ky precedent përbën një skandal institucional dhe kushtetues, sepse cenon drejtpërdrejt parimin e ndarjes së pushteteve dhe minon autoritetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ligji nuk është dhe nuk mund të jetë opsional. Aktet nënligjore nuk krijojnë të drejtën, por vetëm rregullojnë mënyrën e ushtrimit të saj. Mosnxjerrja e tyre nuk e pezullon ligjin, por ekspozon administratën ndaj përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për dëmet që po u shkakton bizneseve dhe ekonomisë.

Në këto kushte, kërkoj publikisht nxjerrjen e menjëhershme të të gjitha akteve nënligjore për zbatimin e këtij kuadri ligjor, ndalimin e çdo veprimi tatimor për detyrime të falura me ligj, transparencë të plotë mbi zbatimin dhe subjektet përfituese, si dhe përgjegjësi politike dhe administrative për këtë sabotim të hapur të ligjit.

Në të njëjtën kohë i bej thirrje biznesit të refuzojë cdo kërkesë abuzive të administratës tatimore, që në kundërshtim me ligjin, kërkon atë që ligji ia ndalon!

Biznesi nuk mund dhe nuk duhet të mbahet peng i arrogancës dhe mosveprimit institucional. Kur ligji miratohet nga Kuvendi dhe nuk zbatohet nga qeveria, problemi nuk është teknik – është politik.

Të Lidhura

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

nga 27
14:25 | 21/04/2026
0

Televizioni shtetëror iranian raporton se asnjë delegacion nga Irani nuk është nisur ende drejt Pakistanit për të marrë pjesë në...

Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

nga 27
14:12 | 21/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se protesta e radhës kombëtare e opozitës do të jetë edhe më madhështore....

Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta… –

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin –

nga 27
14:04 | 21/04/2026
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt....

Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin –

Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin –

nga 27
13:52 | 21/04/2026
0

Teksa e gjithë qeveria është zhytur në afera korruptive, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për një tjetër temë,...

Para
Aksion antidrogë në Tiranë! Goditen disa grupe kriminale, lëshohen mbi 30 urdhëra arresti –

Aksion antidrogë në Tiranë! Goditen disa grupe kriminale, lëshohen mbi 30 urdhëra arresti -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

14:25 | 21/04/2026
Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

14:12 | 21/04/2026
Përfundon marrja në pyetje e Murselit, vëllai i Liridonës: Duam ta… –

Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin –

14:04 | 21/04/2026
Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin –

Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin –

13:52 | 21/04/2026
Fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros –

Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros –

13:40 | 21/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –
  • Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –
  • Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin –
  • Siguria ushqimore, sfida më e vështirë për integrimin –
  • Rama fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros –
  • Fshehu pjesëmarrjen në samitin anti-amerikan të organizuar nga Soros –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –
  • Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com