Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjentët iranianë po nxjerrin të dhënat e shqiptarëve në treg –

08:44 | 21/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut –

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –

Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’I përgjigjemi me të njëjtën gjuhë –

Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm! –

Në fund të shkurtit 2025, llogaria në Telegram me emrin “Homeland Justice” mori një mesazh të shkurtër nga një blerës i interesuar për të dhëna të vjedhura. Nga ana tjetër e ekranit ishte në fakt një agjent i FBI-së që vepronte nën mbulim dhe po hetonte tregtinë e databazave të hakeruara nga sistemet digjitale shqiptare.

Në bisedën që pasoi, administratori i profilit pretendoi se kishte në dispozicion databaza që përfshinin të dhëna nga sistemi e-Albania dhe regjistrat e kartave të identitetit, së bashku me informacione të tjera të ndjeshme. Ai i ofroi këto të dhëna për shitje kundrejt pagesës në kriptomonedhë.

Sipas një padie federale të depozituar në Gjykatën e Maryland në SHBA, më 4 mars 2025 hakerët i shitën agjentit të FBI-së një databazë që përmbante numra identifikimi kombëtarë, emra, data lindjeje, adresa dhe informacione të tjera personale të shtetasve shqiptarë.

“Ky informacion ekspozoi të dhënat e identifikueshme sensitive të qytetarëve shqiptarë, të cilat mund të përdoren për të vjedhur identitetin”, thuhet në dokumentin e gjykatës.

Të kontaktuar nga BIRN lidhur me një kërkesë për koment mbi deklaratat e publikuara në padinë e Gjykatës së Maryland, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Grupi Homeland Justice është lidhur nga autoritetet amerikane dhe kompania Microsoft me aktorë kibernetikë me origjinë iraniane dhe është bërë i njohur për një seri sulmesh ndaj infrastrukturës digjitale të Shqipërisë në vitin 2022, të cilat çuan në publikimin e databazave që përmbanin të dhëna të institucioneve shtetërore, zyrtarëve dhe qytetarëve.

Ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se rrjedhja e këtyre të dhënave krijon rreziqe afatgjata për qytetarët.

“Le ta themi troç, ka patur dështim në parandalim. Sulmet nuk bien nga qielli, ato godasin aty ku ka dobësi të njohura prej kohësh,” tha për BIRN Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike.

Sipas tij, të dhënat e publikuara në tregjet ilegale mund të përdoren për vjedhje identiteti, mashtrime financiare, hapje llogarish të rreme apo edhe shantazh ndaj qytetarëve.

“Kur të dhënat dalin në treg, ato nuk zhduken më, por ripërdoren vazhdimisht,” tha ai.

Dokumenti publik i Gjykatës së Maryland, i cili kërkon sekuestrimin dhe fshirjen e “domain-eve” të grupeve hakeruese, hamendëson më tej se, sipas burimeve të caktuara të sigurisë kibernetike, grupi i hakerëve Homeland Justice është pjesë e të njëjtit konspiracion me grupet Handala Hack dhe Karma Below.

Sipas padisë në fjalë, këto grupe kontrollohen nga të njëjtët individë që janë pjesë e Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Megjithatë, ekspertë të IT nga Shqipëria janë skeptikë lidhur me origjinën e vërtetë të Homeland Justice apo lidhjen e tyre me Iranin.

Erion Demiri, ekspert i IT-së, i tha BIRN se ai nuk beson se Homeland Justice janë vërtet iranianë apo se kanë lidhje me grupe ndërkombëtare të hakerëve si Handala Hack.

“Unë, në parim, nuk jam i mendimit që ai grupim është iranian dhe nuk e di pse kjo e FBI-së është si një lloj përgjigjeje ndaj kësaj,” i tha BIRN Demiri.

“Unë vazhdoj të jem i bindur se Handala Hack është një grup i njohur hakerimi që nuk ka lidhje me Homeland Justice, i cili është një ‘grup’ që merret vetëm me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë historik për ndonjë aktivitet tjetër,” vijoi Demiri mbi dyshimet e tij.

Demiri shtoi se, pavarësisht origjinës së sulmeve apo vërtetësisë së lidhjes me Iranin, problematikat e sigurisë kibernetike të të dhënave të shtetit shqiptar mbeten reale.

“Inventarizimi i dëmit të sulmeve nuk është bërë,” tha Demiri për BIRN.

“Një gjë që do duhej bërë do të ishte që, me daljen e kartave të identitetit në treg, ato të ribëheshin edhe njëherë me numra kartash dhe numra personalë të rinj, por kjo është një kosto shumë e madhe,” tha Demiri, duke shtuar se gjithsesi kjo mbetet një thikë me dy presa, pasi sipas tij “çon përsëri ujë te mulliri i tenderxhinjve”.

Edhe eksperti Semanaj shtoi se, pavarësisht se të dhënat kanë vite që janë ekspozuar, masat duhet të vazhdojnë të merren edhe aktualisht.

“Fakti që të dhënat janë ende në qarkullim do të thotë që rreziku vazhdon,” tha Semanaj për BIRN.

“Institucionet duhet të kalojnë nga reagimi pas sulmit në mbrojtje aktive, që përkthehet në monitorim të vazhdueshëm, paralajmërim të qytetarëve, forcim të autentifikimit dhe kontroll të aksesit në sisteme,” theksoi ai.

Sipas tij, mbrojtja kibernetike është një proces i vazhdueshëm dhe jo një reagim i vetëm pas një sulmi.

“Është reaguar pasi dëmi është bërë. Në këto raste, nuk komprometohen vetëm sistemet; dëmtohet rëndë besimi i qytetarëve, që është shumë më i vështirë për t’u rikthyer,” përfundoi Semanaj./BIRN

 

Të Lidhura

Nuk e njeh dosjen –

Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut –

nga 27
11:24 | 21/04/2026
0

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës Administrative për transmetimin live...

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –

nga 27
11:20 | 21/04/2026
0

Është shtyrë sot në Gjykatën e Posaçme kërkesa e SPAK për pushimin e procedimit për gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka, e kallëzuar nga...

Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –

Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’I përgjigjemi me të njëjtën gjuhë –

nga 27
11:02 | 21/04/2026
0

Në përfundim të protestës së 17 prillit, ku u lënduan disa deputetë si dhe u arrestuan e burgosën disa protestues,...

Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm! –

Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm! –

nga 27
10:50 | 21/04/2026
0

Irfan Azizi, i njohur me nofkën “Fania”, po përdor frikën nga një ekzekutim i mundshëm  për jetën si argument për...

Para
Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin –

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e njeh dosjen –

Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut –

11:24 | 21/04/2026
Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –

Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –

11:20 | 21/04/2026
Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –

Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’I përgjigjemi me të njëjtën gjuhë –

11:02 | 21/04/2026
Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm! –

Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm! –

10:50 | 21/04/2026
Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para –

Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para –

10:12 | 21/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut –
  • Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –
  • Rama po përdor vetëm dhunë ndaj protestuesve, koha t’I përgjigjemi me të njëjtën gjuhë –
  • Çopjat kanë kryer vrasje me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm! –
  • Shkrumbohet lokali në Parkun Kombëtar të Qafështamës, dyshimet e para –
  • Bie çmimi i naftës, tregjet botërore mbeten në pritje të sinjaleve për bisedime SHBA-Iran –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Transmetoni live seancat e gjyqit, është detyrim për transparencë ndaj publikut –
  • Shtyhet seanca në GJKKO për Irena Gjokën, SPAK kërkon pushimin e çështjes për gjyqtaren –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com