Në foltoren e radhës së opozitës, kreu i PD, u ndal tek 11 protestuesit që u arrestuan nga policia gjatë protestës së 17 prillit. Berisha tha se ata po torturohen në burg dhe u lanë brenda, ndaj beteja e opozitës është lirimi urgjent i tyre.
“Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, të cilët qëndruan si luanë ndaj torturave çnjerëzore shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve dhe u mbajtën sot në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt nga prokurorë dhe gjykatës Kapo dhe Peza, militantë të verbër partiakë.
Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Një mirënjohje të pakufishme le t’u shprehim ne atyre dhjetëra e mijëra qytetarëve që me uraganin e fuqishëm të lirisë, dridhen themelet e regjimit të organizatës kriminale të Edi Ramës të premten që shkoi, dhe shndërruan zërin e shqiptarëve guximtarë në jehonën më të fuqishme botërore.
Mirënjohje të madhe medieve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme të kauzës tonë, pasqyrimin fantastik të kryengritjes tonë paqësore.
Sonte unë kam një mirënjohje dhe përshëndetje shumë të përzemërt për heronjtë e kryengritjes paqësore të 17 prillit, Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Toçilla, Sem Bici, të cilët qëndruan si luanë ndaj torturave çnjerëzore shtazarake që kriminelë me uniformë kryen ndaj tyre në qelitë e komisariateve dhe u mbajtën sot në burg pa asnjë provë, pa asnjë fakt nga prokurorë dhe gjykatës Kapo dhe Peza, militantë të verbër partiakë.
Ata janë ndërgjegja jonë, janë frymëzimi ynë.
Lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë.
Një përshëndetje të përzemërt edhe për guximtarët e pamposhtur Ikball Domi, Gentian Tuga, Ernest Kapo, Preng Lala, Edison Shyti, Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari,etj, të cilët u torturuan në komisariate nga banditë me uniformë, por qëndruan të pamposhtur.
Berisha tha se shqiptarët dhe miqtë e tyre kudo në botë u përballën me pamjet më të shëmtuara, me pamje që të kujtonin sulmet e Asadit mbi popullin e tij.
“Me pamje që të rikujtonin sulmet kimike të Sadam Hyseinit dhe gjenocidin ndaj kurdëve.
Me pamje të qytetarëve të mbytur nga helmi, me pamje deputetësh që dergjeshin përtokë të asfiksuar me spraj toksik ariu të hedhur nga kriminelë të pafytyrë.
Mirëpo këto pamje, që qarkulluan të premten në Shqipëri dhe në mbarë botën, nuk ishin as nga Siria, as nga Iraku, por nga Shqipëria në zemër të Europës.
Një sulm shtazor i urdhëruar nga kreu i narkoshtetit, biri i bllokmenit xhelat, Edvin Kristaq Rama dhe i ekzekutuar nga ushtarët e tij të verbër, Besfor Kimiku, Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, të cilët morën përsipër të helmojnë qytetarët kryengritës paqësorë me lëndë nga më të rrezikshmet helmuese”, tha Berisha.
Sipas tij, protesta e radhës do të jetë proporcionale.
“Ndodh në Francë, Bruksel dhe kudo. Ndodh ndonjëherë që këto protesta të jenë të dhunshme.
Kemi parë pamjet dhe institucionet e dëmtuara, dyqane private që digjen, madje dhe grabiten.
Por kurrë nuk janë parë në Europë pamje ku protestuesit të dhunohen ashtu siç u dhunuan qytetarët shqiptarë ditën e premte.
Dhe sikur të mos mjaftojë kjo, protesta e të premtes, ashtu si dhe të tjerat, nuk pati asnjë përdorim dhune, asnjë ushtrim dhune nga protestuesit paqësorë.
Në momentin që unë përfundova fjalimin, narkokriminelë, policë me uniformë janë lëshuar si kafshë, si shtazë kundër protestuesve, jo sikur të ishin shqiptarë apo njerëz në fund të fundit, por sikur të ishin hasmi më i rrezikshëm i këtij vendi.
Po pse kjo dhunë e narkopolicisë dhe banditëve të saj?
Sepse Edi Rama, Besfor Kimiku, Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, etj, me vetëdije të plotë helmuan qytetarët të kapur nga një frikë e tmerrshme në shpirtin e tyre të zi”, tha Berisha.
gijotina.com/










