Ke hyrë në pishinë me peshkaqen… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…

15:57 | 20/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –

Biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, Migena Schroeder, është një ndër dëshmitaret kryesore të prokurorisë së posaçme SPAK, e cila rezulton të ketë hyrë në tenderat e AKSHI-t, pasi më përpara kishte zhvilluar një takim me drejtoreshën, Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtorin e AKSHI-t, Daniel Shima.

Pyetja e biznesmenes, e cila qëndron si pronare në “hije” e kompanisë “AESS Sh.P.K” pasi në letra pronar është babai i saj, 83-vjeçari,  Lefter Klemo, është realizuar në ambientet e SPAK në 8 janar 2026.

Fillimisht Schroeder, tregon se vetë kompania e saj së bashku me “Albascan” hynë në një skenar kriminal ku tenderi ishte paracaktuar. Por më vonë ajo kuptoi se kishte hyrë në një siparale të ndërlikuar, ku pas një takimi të zhvilluar me Ermal Beqirin, ky i fundit i pohoi se: “…kishte hyrë në një pishinë të mbushur me peshkaqenë…”.

Sipas hetimeve të kryera, Migena Schroeder, rezulton të jetë dhe njeriu që ka orientuar biznesmenin e “ABS”, Gerond Meçe, të paraqitet tek autoritet Gjermane dhe të denoncojë aty rrëmbimin e tij në Tiranë dhe më pas Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar SPAK, duke çuar në nisjen me ngut të veprimeve hetimore.

Hyrja në 1 tender të paracaktuar

Në dëshminë e siguruar nga gazetari Elton Qyno, rezulton se Migena Schroeder, ka hyrë në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI), duke kërkuar më parë drejtoreshën e këtij institucioni Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtorin Daniel Shima.

Konkretisht Migena Schroeder, tregohet se zotëron një aktivitet akademi për trajnimin e studentëve në fushën e inxhienerisë software dhe se drejton edhe shoqërinë “AESS”, duke treguar se gjatë një eventi qeveritar është njohur me Daniel Shima dhe Mirlinda Karçanaj në vitin 2021.

Ndërkohë gjatë vitin 2022, Migena Schroeder, tregon se e ka takuar Daniel Shimën dhe i ka thënë se vjen me porosi të Mirlinda Karçanaj dhe se interesohej që AKSHI të bashkëpunonte me shoqërinë e saj për implementimin e projektit “Smartlab2” nëpër shkolla.

Bëhej fjalë për një procedurë prokurimi që nuk ishte bërë akoma dhe për të cilën ishte paracaktuar se do të realizohej nga “Albascan” dhe se për rrjedhojë, sipas dëshmisë së saj të dhënë në SPAK, Daniel Shima e ka orientuar që Schroeder të takonte biznesmenin Elison Jorgji, përfaqësuesi i kompanisë “Albascan”.

Më tej në dëshminë e saj, sipas orientimit që i ka dhënë Shima, Schroeder, ka treguar se ka takuar dhe pirë kafe me biznesmenin Elison Jorgji, por se ai nuk ishte vënë në dijeni se do merrte pjesë edhe kompania e saj “AESS” në këtë projekt.

Pas këtij takimi, dëshmitarja biznesmenia Migena Schroeder ka treguar se ka takuar zv/drejtorin e AKSHI, Daniel Shima dhe më tej Elison Jorgji, duke i kërkuar të futeshin në prokurimin publik si Bashkim Operatorës Ekonomik (BOE).

Të treja palët kanë rënë dakord që dy kompanitë të hynin së bashku në tender, dhe se sipas saj në vitin 2023 është bërë procedura e prokurimit dhe se fitues është shpallur oferta e “Albascan” dhe “AESS”.

Por kjo procedurë është ankimuar pranë Komisionin të Prokurimeve Publike dhe se ka patur ankim nga një shoqëri tjetër, e qujatur “PC Store”.

Schroeder, ka treguar para oficerëve të BKH dhe prokurorëve të SPAK, se Daniel Shima, i kishte shpjeguar se procedura ishte hapur fillimisht pa kërkesën e certifikimit nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe se për tej ishin detyruar ta anulonin e procedurës, duke shpallur si element dhe kriter pranueshmërie subjektet ekonomike që ishin të certifikuar nga DSIK dhe se kjo gjë kishte ndodhur pikërisht për të shmangur dhe skualifikuar subjektin “PC Store”.

Në rrëfimin e saj në SPAK, Schroeder shpjegon se kjo procedurë nuk kishte nevojë aspak për DSIK-në, për nga natyra e mallrave dhe e shërbimeve që ofroheshin.

Mirëpo gjatë zhvillimit të projektit, Migena Schroeder, konstatonte se puna nuk bëhej si duhej dhe se produktet nuk ishin ato që duheshin zbatuar sipas projektit.

“…unë fillova të kundërshtoja dhe se takova Daniel Shimën në institucion dhe se ai më sqaroi, duke marrë si përgjigje se nëse do të vijoja të ankohesha dhe të kundërshtoja duhet të dilja nga institucioni…”-ka treguar në SPAK Migena Schroeder.

Kjo e fundit ka treguar se ka vijuar kundërshtimet edhe me Elison Jorgjin dhe se edhe ai i kishte thënë të mos merrej me këto punë.

Duke i kërkuar që duke qenë se gjërat tashmë kishin ndryshuar, ai duhet t’i kalonte paratë me fatura pak e nga pak por se ajo nuk ka pranuar dhe se ka kërkuar më tej të sqarohet me drejtoreshën, Mirlinda Karçanaj.

Nga takimi që ka patur me Mirlinda Karçanaj, Migena Schroeder tregon se ajo i ka treguar se biznesmenin Elison Jorgjin, e kishte futur në këtë projekt tenderues, Daniel Shima.

Ajo vijon se i kërkonte sërish takim Elison Jorgji dhe se i ka thënë se nuk do merrej më me të, por se do të shkonte të takonte Mirlinda Karçanaj, për problematikat e shfaqura.

Ajo e ka regjistruar bisedën me Elison Jorgjin dhe se ia ka dërguar atë Mirlinda Karçanaj, pasi tregon se pikërisht në atë moment i ka shkruar kjo e fundit mesazh dhe se i ka kërkuar se e pret në “Hotel Rogner”, ta takojë biznesmeni, Ermal Beqiri, duke treguar se këtë e kishte njohur nga takimet në zyrën e Daniel Shimës.

Takimi me Beqirin: Ke hyrë në pishinë me peshkaqenë

Gjatë takimit me Ermal Beqirin, ky i fundit i ka thënë se ajo tashmë kishte hyrë në një pishinë peshkaqenësh dhe se i kërkoi të merrte kontratat dhe ta takonte pasdite, duke shtuar se ishte e frikësuar por se në takimin e pasdites e priti mirë.

Migena Schroeder ka treguar në SPAK se në këtë takim e ka pyetur për vlerën e kontratës dhe se i ka thënë se sa lekë do të mbante në llogari dhe se një pjesë të shumës së fituar, për të cilën do ta kontaktonte një punonjëse me emrin “Gesta”, do ta diskutonte për të bërë një kontratë shërbimi me shoqërinë “EA Solution”, pasi lekët nuk ishin të tija dhe se ndaj kishte hyrë në pishinën e peshkaqenëve, duke shtuar se më tej mori NIPT të shoqërisë.

Për shkak se ka qënë e frikësuar, Migena Schroeder, ka pranuar ta bëjë këtë gjë, duke treguar se mund t’i vendosë në dispozicion prokurorisë komunikimet në “Whatsap”. Ajo tregon se ka takuar më tej “Gestën” dhe se ka bërë pagesat, sipas direktivave që i dha Ermal Beqiri.

Ankimi në KPP të tenderit të burgjeve

Më tej në dëshminë e saj të dhënë në SPAK, Migena Schroeder, ka treguar se pas kësaj situate nuk ka patur më ndërmend të përfshihej në prokurimet publike të AKSHI-t, por ka dashur të zbulojë korrupsionin dhe kriminalitetin në këto procedura.

Ajo ka treguar se ka hyrë tek një procedurë tenderuese për sistemin e burgjeve dhe pasia kompania e saj ka dalë humbëse, ka vendosur ta ankimojë vendimin e marrë nga njësia e prokurimit të AKSHI-t.

“…e kam kuptuar se ishte një procedurë e paligjshme pasi kam shquar kriterin e veçantë të termit të referencës “Uni view”, e cila është markë kineze dhe se është ekskluzivitet i shoqërisë “Albascan”-ka rrëfyer në SPAK, Migena Schroeder.

Pas ankimimit Migena, tregon se i kanë dërguar një person që i kishte treguar se është në merak për të, pasi kishte dëgjuar ca biseda nëpër tavolina dhe se ishte merakosur, duke i treguar se ato të AKSHI-t janë kokëkrisur.

Ndër të tjera Migena Schroeder ka pohuar se ka ankimuar në KPP dhe se procedura është pezulluar, por nuk e di si ka vajtur më tej, pasi nuk është interesuar më.

AKTI një organizatë për qëllime kriminale

Schroeder tregon se, gjatë takimeve të punëve në këto shoqëri, ka konstatuar se ato vijonin në ruanin hegjemoninë e fitimit të tenderave pranë AKSHI-t dhe se ato kishin krijuar edhe një organizatë jofitimprurëse, të quajtur AKTI dhe se anëtarët e bordit të kësaj organizate janë Ermal Beqiri, Andis Papa, Gëzim Hoxha,vëllai i Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, Gentjan Likaj e të tjerë, të cilët u mblodhën për ta legalizuar këtë bashkëpunim kriminal ndërmjet tyre.

Ajo shton se kjo “OJF” ka bashkëpunim dhe ka nënshkruar marrëveshje me AKSHI dhe gjithashtu me DSIK.

Rrëfimi për tenderin e skanerëve në SPAK

Madje në dëshminë e saj në SPAK, Migena Schroeder, ka folur dhe për një tender të zhvilluar nga prokuroria e posaçme SPAK.

Biznesmenia Shqiptaro-Gjermane, ka treguar se prokurimi është zhvilluar në Shtator 2024, ku biznesmeni i “Albascan”, Elison Jorgji, i kishte kërkuar llogari se pse ajo kishte çuar ofertë për Prokurorinë e Posaçme për blerjen e skanerave, duke i kërkuar të mos paraqiste ofertë por se ajo nuk ka pranuar.

Përmes këtij tenderi që tregon Migena Schroeder, SPAK, ka vendosur të shpenzojë një shumë prej 649 milion lekë të vjetra duke ia besuar kompanisë “AlbaScan” për të ndërtuar “ombrellën” kibernetike të mbrojtjes.

Kompania “AlbaScan”, në dy lotet tenderuese të hapura në vitin 2024 nga SPAK, konkurroi përballë kompanive të tjera private “Alcomm Solutions” dhe “AESS” & “S2 Secure Albania”, të cilat u s’kualifikuan nga Komisioni i Ofertave pranë SPAK, me argumentin se ofertat e ulëta të paraqitura prej tyre, nuk përmbushnin kapacitetin ekonomik të kërkuar nga institucioni.

Tashmë “AlbaScan”, po jep asistencën e saj dhe në SPAK, ku është duke implementuar teknologjinë elektronike për sigurimin e godinës./  Elton Qyno

Të Lidhura

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

nga 27
18:09 | 20/04/2026
0

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gazë,...

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

nga 27
17:35 | 20/04/2026
0

Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të...

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

nga 27
16:09 | 20/04/2026
0

Bashkia e Gjirokastrës ka bërë një kallëzim ndaj shpërndarësve të lajmit për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Flamur Golemi dhe...

Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –

Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –

nga 27
15:41 | 20/04/2026
0

Policia në Austri u ka bërë thirrje njerëzve të jenë vigjilentë pasi një mostër e ushqimit për fëmijë HiPP u...

Para
Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –

18:09 | 20/04/2026
Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

17:35 | 20/04/2026
Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –

16:09 | 20/04/2026
Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…

Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…

15:57 | 20/04/2026
Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –

Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –

15:41 | 20/04/2026

Më Të Lexuarat

  • FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –
  • Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –
  • Bashkia Gjirokastër kallëzon autorin e lajmit për HIV/AIDS, vjen reagimi i tij –
  • Ke hyrë në pishinë me peshkaqen…
  • Alarm në disa shtete të BE, ushqimi “HiPP” për fëmijë i kontaminuar me helm për minjtë –
  • Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, në kërkim katër punëtorët e huaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • FSK drejt Gazës, Haxhiu jep autorizimin pas votimit në Kuvendi i Kosovës –
  • Vendim i fortë pas protestës së PD-s ë, 5 në burg dhe 6 në detyrim paraqitje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com