Read more
Mbi 20 persona janë shoqëruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike.
Tubimi u shoqërua me tensione e përplasje. Protestues dhe deputetë demokratë u lënduan pasi policia hodhi gaz lotsjellës si edhe spraj në drejtim të tyre.
Një polic ka mbetur i lënduar në protestën e organizuar këtë të premte. Situata u tensionua menjëherë, pasi pati përplasje të efektivëve me protestuesit.
Katër persona janë ndalur në protestën e sotme Te Parlamenti, pranë Kalasë. Mësohet iu është gjetur një çantë me molotov.
Ndërkohë situata në protestë është përshkallëzuar, pasi ka pasur përplasje e tensioneve.
Policia ndërhyri menjëherë pasi protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë, dhe situata u agravua menjëherë.
Si pasojë e sulmit me bomba molotovë dhe lëndë piroteknike nga një grup protestuesish është dëmtuar një punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë.
Mësohet se efektivit i ka shpërthyer një kapsollë në trup. Punonjësi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak.

gijotina.com/










