Ne para shqiptarëve dhe miqve tanë në botë u bëmë zëri i një shoqërie të plaçkitur, kemi arritur në kilometrin e fundit të rrugës së opozitës sonë të gjatë dhe të vështirë, ecim të siguritë. Kurrë në 35 vite nuk ka ushtuar zëri jonë më i fuqishëm opozitar. Duhet të jeni krenarë me veten tuaj, me misionin tuaj, kontributin që jepni me emrin dhe dinjitetin e këtij kombi.
Ka një mësim që ne shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari, ajo që ishte ndryshe ishte pjesëmarrja masive mbi 80%. Kjo është arsyeja pse unë kam propozuar dhe insistuar ligjin për votimin me detyrim.
Ligjin që e kanë një sërë vendesh demokratike në Europë dhe botë, vetëm një pjesëmarrje e tillë e detyruar do të mund të bënte ndryshimin. Mbi të cilin përfundimisht arrihen rezultatet që duhen.
Në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është rreptësisht e ndaluar. Është e ndaluar nga kërcënimet e votës së lirë“, tha Berisha.
gijotina.com/










