Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për të ndaluarit pas zjarrit në pallatin 12 katësh të kompanisë “Arlis”.
Katër të arrestuarit u lanë me masën “detyrim paraqitje”, konkretisht: inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.
Kujtojmë se zjarri përfshiu pallatin 12-katësh pasditen e së martës (14 prill 2026), në kompleksin “Arlis”. Sipas raportimeve zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga djegia e disa kartonave të Big Market që ndodhej në këtë zonë, ndërsa ekspertët kanë deklaruar se përgjegjës për përhapjen e flakëve është edhe pronari i kompanisë së ndërtimit Armand Lilo i cili dyshohet se nuk ka zbatuar standardet e duhura në ndërtimin e fasadës së godinës. Vetë ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia.
Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”.










