Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, presidenti Duka ka folur për të ardhmen e Sylvinhos, largimin e mundshëm të brazilianit si dhe emrat që mund të pasojnë atë në stolin e Kombëtares, duke përmendur edhe Besnik Hasin.
Ndër të tjera, kreu i FSHF-së është ndalur tek Ligji i Sponsorizimit, duke treguar qartë pakënaqësitë e tij, sidomos me Ministrinë e Financave. Gjithashtu, Duka ka folur edhe për klubet e Superiores, nivelin e futbollit në vendin tonë si dhe numrin e tifozëve në stadiume. Duka u ndal edhe tek infrastruktura në Shqipëëri, duke cekur disa investime të rëndësishme të bëra.
E ardhmja e Sylvinhos? Në fakt kompeticioni ka qenë i mirë , ka patur një paraqitje të mirë dhe përballë kundërshtarë për të qenë të parët. Anglia, një kundërshtar që jo vetëm ne por të gjithë kanë vësjtirës. Nëse do ta përmbledh, të dyja kualifikueset e fundit janë sukses historik për Kombëtar,e që s’ka ndodhur më parë. Për ta lidhur me ekipin dhe stafin e Kombëtares. Të dy kualifikueset janë më të mira në histori të Shqipërisë, kualifikuese Evropiani vendi i parë në grup dhe për në Botëror, vendi i dytë. E kishim ëndërr, mund ta provonim edhe në Stokholm, por fati nuk na buzëqeshi. Duke filluar nga kjo lloji mini-analize, unë kam biseduar me trajnerit e Kombëtares direkt sapo jemi kthyer nga ndeshja miqësore me Ukrainën, pasi ishte pak torturuese, të gjithë ishim të plagosur. Ata nuk e kishin ndjerë aq shumë sa ne. I kam thënë të njëjtat gjëra. Rrugëtimi i këtyre viteve është pozitiv, por një trajner e ndjen vetë dhe duhet ta ndjejë vetë nëse vërtetë mund ta udhëheqë skuadrën. Pozicioni i trajnerit të konsumon, ndoshta nuk thirren futbollistët, por si trajner duhet të kesh fuqi, të ruahs balanca. E ndjen më shumë ai. E kam pyetur nëse e ndjen për ta udhëhequr këtë skuadër. Besoj se e kam detyrim që të jem transparent për të gjitha gjërat, po them bisedat. Ai më ka pyetur ‘si e mendon ti?’. Në këndvështrimin tim i kam thënë që ka energji akoma, por duhet kohë. Sylvinho mund të thotë që ‘po mund të vazhdoj’, por do të vendosim pas qershorit, duke parë kushtet e kontratës.
Stoli i Kombëtares? Në fakt, mbase kontrata në fillimin e saj duhej të ishte në përfundim të ndeshjeve të Play-Off. Ne kishim rënë dakord deri në dhjetor. Nuk mund të bënim një kontratë deri në mars, do të ishte demotivuese edhe për skuadrën. Deshëm të përçonim një mesazh që mund të shkojmë në Botëror, ndaj kontrata është deri pas përfundimit të Botërorit. E para duhet të bindesh veten që mund të arrish. Këtë frymë mund të transmetosh te ambienti dhe skuadra. Nuk besoj se kemi bërë keq, se siç e keni parë në fushën e lojës, kemi bërë paraqitje të mira. Kontrata deri në qershor ishte për të treguar se do të jemi në Botëror. Trajner shqiptar? Kam ofruar realisht të paktën një herë, i cili ka qenë Besnik Hasi. Në momentin e fundit kur ishim në finalizimin e kontratës, Besniku u tërhoq sepse ia ofroi Anderlehti. Padyshim e kam menduar dhe padyshim e mendoj. E para i kam ofruar trajnerit aktual nëse ka dëshirën për të vazhduar, pastaj janë edhe kushtet nëse kënaqen palët. Kjo gjë do të ndodhë para se të vijnë ndeshjet e qershorit
Ligji i Sponzorizimit? Kam bindjen, dhe jo bindjen por kështu është realiteti. Futbolli në Shqipëri do të ketë vështirësi financiare pa mbështetje. Është shumë e vështirë që të zhvillohet. Ne e kemi filluar diskutimin, betejën, luftën për këtë ligj sponsorizimi, 8 vite më parë, jemi akoma në të njëjtën situatë. Kemi bërë shumë takime, negociata, diskutime, së fundmi me ministrin e Sportit edhe pas Asamablesë, diku para 10 apo 15 ditësh. Qeveria e ka bërë një draft, e ka çuar për diskutim publik, padyshim që kemi shumë vërejtje edhe për atë draft. Kështu që shpresoj që është në fazën finale, shpresoj që të merren parasyshë vërtjejtet. Kërtkojmë që të jetë një ligj funksional, ndihmon dhe mbështet sportin. Është vullnet politik, duam apo jo ta zhvillojmë sportin. Has një kundërshtim të madh nga ministria e financave, është absurde. Ku do shkojnë këto lekë? Do të shkojnë tek fëmijët tanë që do të luajnë futboll, këto lekë buxheti dalin nga taksat tona. I vetmi mekanizëm mbetet ligji i sponsorizimit, mendoj që të jemi në finalizimin e tij, por nuk mund të flas me bindje. Jam kërkues i kësaj dhe jo vendimmarrësi.
Klientelizëm në Kombëtare? Shiko këto janë gjëra që nuk ndodhin për herë të parë te ne. Janë diskutime që bëhen rëndom. Ne duhet të shohim vendimet, jo paragjykimet. Unë kam vlerësim pozitiv për trajnerin. E përjashtoj plotësisht akuzën për klientelizëm. Selektimet e tij kanë qenë subjektive. Unë nuk mendoj se të gjithë që jemi këtu nuk do të ndryshojnë më shumë se 5 përqind e gjithë futbollistëve. Hasi në Tiranë? Të jem i sinqertë, nuk e di. Kam takuar disa ish futbollistë këto ditë, por Besnikun jo. Por pa mbyllur me Sylvinhon nuk mund të vazhdojmë më tej. Edhe pse ka refuzuar edhe një herë, sigurisht që po. Kjo nuk është martesë, është profesionalizëm. Skema? Në çdo kampionat, në përfundim të çdo kampionati duke parë të gjithë statistikat, pra është bërë një analizë. Realisht është një kampionat i fortë. Por nuk do të thotë që është një kampionat shumë të lartë. Është i fortë, është i paparashikueshëm. Karakteristikat e këtij kampionati janë se vendi i fudnit me të parin, nuk janë shumë të mëdha. Shpesh thonë që duhet t’i shtojmë skuadrat me qytete që kanë traditë futbollin. Por, në klube që nuk investohet, sërish do të mbesë jashtë nëse nuk do të bëhet qoftë me 12 apo 16 skuadra. Ky kampionat është i fortë dhe e shton interesin e skuadrave për pikë. Financat aktuale që janë në dispozicion për futbollini nuk të japin premisa për të qenë më shumë skuadra. Në këto kushte, me këto financa, pa një Ligj Sponsorizimi do të vazhdojmë me 10 skuadra në Superiore dhe në 12 në Kategorinë e Parë.
Vendimet e arbitrave? Duhet të themi sa të kënaqur jemi të gjithë, jo nga një episod, jo nga një ndeshje. Padyshim që ka gabime. Unë jam i pakënaqur edhe me arbitrin e Real-Bayern, që nxorri me karton të kuq atë, isha me Realin. Por gjithsesi, s’di të them si ishte vendimi. Ka gabime, por në përgjithësi niveli nuk është më i lartë se futbolli, por në të njëjtin nivel. Edhe në histori, por edhe në kampionatin aktual, skuadra që meritojnë më shumë, por janë më poshtë. Bojkoti nga ekipet? Është gjëja më e keqe, në të gjitha fushat e jetës, por sidomos në këtë lojë. Pa thënë nëse bojkoti vjen nga një vendim i padrejtë apo i drejtë, bojkoti është i dënueshëm. Sjellja e FSHF me bojkotin nuk ka qenë shumë korrekte, që ka bërë të shfaqet në kampionatin e fundit, në të paktën 3 raste në memorien time. 80% e klubebe kanë kërkuar që të jemi më të rreptë me bojkotin, kjo mund të na shkatërrojë më shumë. Në të ardhmen, duhet të ketë më shumë vëmendje.
Niveli i futbollit dhe numri i tifozëve? Duhet të kemi organizim më të mirë të klubeve, por kjo nuk është thjeshtë që klubet nuk duan, por mundësitë fiancnaiare te ne janë të kufizuara. Kjo është ligji që diskutuam, që e kanë konkurrentët tanë, por ne jo. Për mua, kjo është një. E dyta, ndryshimi i infrastrukturës në Shqipëri. Infrastruktura sportive në Shqipëri ka mbetur si detyrë e FSHF-së, ndërkohë që nuk është. Me mundësitë e veta mund të bëjë fusha futbolli, por jo aq sa duhen në Shqipëri. Ne kemi sot fushë futbolli për 18 mijë banorë, ndërsa vendet e ngjashme, kanë fusha për 3-4 mijë banorë. Jemi zhvilluar shumë. Infrastrukturën e kemi të mirë, më të mirë se rajoni. Por nuk kemi numrin e nevojshëm, që do të kishte masivitet dhe kualitet. Këto duhet të bëjmë më mirë. Por ligji i sponsorizimit dhe infrastruktura, duhet vëmendja e pushtetit qendror dhe vendor. FSHF s’mund të bëjë aq fusha futbolli sa i duhen Shqipërisë dhe fëmijëve për të luajtur. Për të mbushur stadiumet, niveli dhe rezultatet janë të rëndësishme. Nuk mendoj që kategoria e pestë në Gjermani është më lart se futbolli në Shqipëri, por janë stadiumet plotë. Duhen kushte më të mira, më pak ultras dhe më shumë mbështetës. Të gjithë bashkë duhet t’i bëjmë këto. Nuk është vetëm niveli ai që sjell spektatorët në shkallët e stadiumit.
Miqësoret? Do të luajmë dy ndeshje në qershor. NUk i kemi mbyllur kontratat. Pothuajse kemi rënë dakord për të luajtur me Luksemburgun në Tiranë në datën 3 qershor. Mos të gabohem me datën, por nuk e kemi firmosur akoma marrëveshjen me të. Jemi në diskutime me disa skuadra të tjera që mund të jenë Kili, Danimarka dhe disa ekipe të tjera. Italia jo, as nuk kemi biseduar me Italinë. Vëllazërore me Kosovën? Jo, nuk kemi biseduar për të pasur ndeshje miqësore me Kosovën
Ekipet e Superiores në Evropë? Në edicionin e fundit në Kupat e Evropës ka pasur ndryshim pozitiv, pak më mirë se 1 vit më parë. I kemi menduar të gjitha se si mund të bëjmë ndryshime që edhe klubet shqiptare të marrin pjesë. Për nivelin e futbollit që kemi, e meritojmë që të jemi të paktën në grupet e Conference League. Klubet, duke qenë se kanë probleme financiare, janë të detyruar që ta lejojnë të transferohet në kampionate të tjera. E kami parë që një talent, sapo rritet, largohet. Njerëzit njohin disa futbollistë që luajnë në disa ekipe të larta apo në Kombëtare, por kemi shumë emra që luajnë në Turqi, Ukrainë, Rusi, Rumani. Nëse do të kishte financa më të mira, do të kontribuonin për klubet tona dhe do të kishim rezultate të mira në Evropë. Përveç imazhit pozitiv, do të rregullonte edhe financat pjesëmarrja në Conference League. Kur vendosëm që të hapet dhe të luajnë futbollistë të huaj, me idenë që do të kishim rezultate pozitive. Vitin e kaluar ishte më mirë, mendoj që të jetë më mirë në kampionat dhe të paktën të kemi skuadër në Conference League.
Stadiumi “Selman Stërmasi? Siç e thashë infrastruktura e zhvillimit të aktiviteteve profesioniste nuk është e keqe. Nëse do të kishim më shumë, akoma më mirë. Projektet e nisura janë në proces, në dijeninë time. Uroj që të vazhdojë. Faktikisht janë zvarritur pak. Më duket se “Selman Stërmasi” do të nisë punë këtë vit. Jemi interesuar për ta pasur në dispozicion, por na kanë thënë që do të nisë puna. Sigurisht që kryeqyteti ka nevojë për shumë fusha. Futboll luhet kudo dhe ne i jemi përgjigjur projekteve të “100 Fushave”. Nuk ka kufizime, qoftë edhe një subjekt privat, ne i përgjigjemi 50 përqind.
Finalja e “Final Four”, arbitri? Këtë pyetje ma bëri një drejtues klubi. Vitet e tjera është marrë një arbitër i huaj dhe jo shqiptar për të eleminuar paragjykimet. Ky është një miniturne që nuk është me një finale. Sektori i arbitrimit do të caktojë arbitrat që do të jenë për në Final Four. Ata do të jenë ata që do të gjykojnë në VAR dhe në fushë.
Superkupë mes kampionit të Shqipërisë dhe Kosovës? Nuk e kemi bërë një gjë të tillë. Ajo që kemi filluar si projekt disa vite më parë, para covid, ishte një Kupë mbarëkombëtare, që kërkon goxha mbështejte. Por të bësh një aktivitet shumë formal sot në futboll, nuk ka interes nëse s’ka benefite sportive apo financiare. Që të ketë stimuj financiarë, duhet të ketë marketing dhe shikueshmëri. Projekti që ne patëm bërë për Kupën mbarëkombëtare, parashikonte të stimulonte financiarisht ekipet e kategorive të tretë në Shqipëri dhe Kosovë. Kishte një faturë financiare, rreth 2 milionë euro në vit, nuk përballohet vetëm nga ne. E kemi çuar në Qeveri, por s’ka pasur përgjigje edhe për shkak të covid. Duhet ta riaktivizojmë. Por aktiviteti mund të mos e arrijë qëllimin.
Menaxhimi i klubeve dhe Samir Mane? U kemi ofruar gjithçka klubeve dhe do të vazhdojmë për të përmirësuar menaxhimin. Padyshim që presidentin nuk e trajnojmë, për të gjithë pozicionet e tjera që ka një klub, mjekë, fizioterapistë, marrëdhënie me publikun, specialistë marketingu. Këto kanë sjellë zhvillimin e vet. Nuk kanë realizuar atë pritshmëri maksimale, por duhet ta pranojmë që klubet kanë ndryshuar shumë. Nëse do të kthesh kokën mbrapa, kanë ndryshuar, janë zhvilluar. FSHF këtë bën, përveç se i trajnon brenda dhe jashtë vendit, bën edhe më shumë. Për t’u rikthyer te Samiri, mos më pyet në publik se duhet t’i themi që nuk fiton në futboll. Duhet t’i themi ‘hajde se je menaxher i mirë dhe fiton’, në fakt është i tillë.
Euro U21 në vitin 2027? Ne kemi marrë përsipër që të organizojmë, UEFA na e ka miratuar dhe ne duhet të përgatisim infrastrukturën bashkë me pushteten vendore dhe qendore. Na duhen fusha dhe në Shkodër nuk kemi fushë natyrale. Duhen minimalisht dy të tilla. Kemi filluar përgatitjet me ekipin tonë, me të njëjtin staf për të patur rezultat.
Rrogat e futbollistëve në Superiore? Shpresoj ta kem kuptuar pyetjen. Fatmirësisht nuk ka asnjë futboollist në nivele profesionite apo amatore që të luajë pa kontratë. Nuk ka diferenca, e bardhë apo e zezë. Mund të ketë ndonjë rast që mund ta dini ju, sistemet kanë ndryshuar. Sistemi i licensimit është online, edhe nga UEFA ekziston me sistemin fiskal me zyrat e tatimet, dhe çdo gjë shihet online nëse është lojtari është paguar. Nëse një futbollist nuk është paguar ose paguhet me vonesë dhe arrin kompromis, nuk përbën kusht për të hequr licensën. Federata bën dhe një lloj ekzekutimi. Vendimi i zgjidhjeve të konflikteve janë të pakontestueshme. Të gjitha të pranuara nga palët.










