Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

15:12 | 16/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –

Po mbyllim të gjithë kapitujt! –

Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmjetësit pakistanezë për të diskutuar për propozimet e reja amerikane dhe për të vendosur për një rund të mundshëm të dytë bisedimesh, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”.

“Pas takimit të sotëm të delegacionit pakistanez, të kryesuar nga shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, me zyrtarë iranianë, pala iraniane do të bëjë shqyrtimin e nevojshëm dhe më pas do të merret një vendim për rundin e ardhshëm të negociatave mes Iranit dhe SHBA-së”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim.

Shefi i ushtrisë së Pakistanit mbërriti në Teheran më 15 prill dhe u prit nga ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi. Një burim i lartë iranian i tha agjencisë Reuters se Munir, i cili kishte ndërmjetësuar rundin e parë të bisedimeve, ndodhej në Iran “për të ngushtuar hendekun” mes dy palëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baqaei, tha në një konferencë për media në Teheran më 15 prill se që nga përfundimi i bisedimeve, Irani ka shkëmbyer mesazhe me SHBA-në përmes Pakistanit.

“Mund të përfundojë shumë shpejt”

Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje të paqes. Megjithatë, presidenti amerikan shpesh ka pohuar se një marrëveshje është afër, vetëm për të përsëritur më vonë kërcënimet për të shkatërruar asetet e mbetura ushtarake dhe udhëheqjen e Iranit, si dhe infrastrukturën e tij energjetike.

“Mendoj se mund të përfundojë shumë shpejt. Nëse janë të mençur, do të përfundojë shpejt”, tha Trump duke iu referuar negociatorëve iranianë gjatë një interviste për Fox Business News, e regjistruar më 14 prill dhe e transmetuar më 15 prill.

“Mendoj se është afër përfundimit… e shoh si shumë afër përfundimit”, tha Trump.

Më herët gjatë 15 prillit, ai i tha New York Post se negociatorët, të cilët i përfunduan bisedimet më 11-12 prill në Islamabad pa arritur marrëveshje, mund të takohen sërish në ditët në vijim.

Nënpresdienti amerikan, JD Vance, që udhëhoqi delegacionin amerikan gjatë rundit të parë të bisedimeve, rriti mundësitë për bisedime të mëtejme duke thënë se është arritur “përparim i madh”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se një rund i ri bisedimesh “me shumë gjasa” do të mbahej në kryeqytetin pakistanez.

Armëpushimi dyjavor po shkon drejt fundit. SHBA-ja dhe Irani u pajtuan për armëpushimin më 7 prill dhe Trump ka thënë se nuk ka plane që ta zgjasë atë pas 22 prillit – kur dhe përfundon – duke sugjeruar se me gjasë një gjë e tillë nuk do të jetë e nevojshme.

Një çështje kyç e mosmarrëveshjeve ka të bëjë me aftësinë e Iranit për të pasuruar uraniumin. Perëndimi e ka akuzuar Teheranin se synon të krijojë një armë bërthamore, ndërsa Irani këmbëngul se programi i tij është për qëllime civile.

Një tjetër çështje e debatueshme ka qenë mbyllja efektive nga Irani e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë ujore ku kalon rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit para se të niste lufta.

Pas përfundimit pa marrëveshje të bisedimeve në Islamabad, Trump njoftoi një bllokadë amerikane që shënjestron anijet që shkojnë drejt ose largohen nga Irani. Ngushtica lidh Evropën me Azinë përmes Kanalit të Suezit dhe konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare të tregtisë në ekonominë globale.

Një këshilltar ushtarak i liderit suprem iranian, Mojtaba Khamenei, më 15 prill paralajmëroi se Teherani do të fundosë anijet amerikane në ngushticë nëse SHBA-ja vendosë të “patrullojë” në këtë pikë kyç të transportit detar./REL

Të Lidhura

“Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –

“Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –

nga 27
18:12 | 16/04/2026
0

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin e tij në Kuvend, lidhur kredinë 35 milionë euro për sistemin e...

Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

Po mbyllim të gjithë kapitujt! –

nga 27
18:00 | 16/04/2026
0

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic ka komentuar sot idenë e hedhur Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, që Shqipëria...

Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

nga 27
17:58 | 16/04/2026
0

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatovic ka komentuar sot idenë e hedhur Edi Rama dhe Aleksandar Vucic, që Shqipëria...

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

nga 27
16:20 | 16/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni në ‘Palazzo Chigi’ në Romë. Rama nisi...

Para
Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –

“Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –

18:12 | 16/04/2026
Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

Po mbyllim të gjithë kapitujt! –

18:00 | 16/04/2026
Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –

17:58 | 16/04/2026
Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

16:20 | 16/04/2026
Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

15:32 | 16/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –
  • Po mbyllim të gjithë kapitujt! –
  • Dero në fund të vitit mbyllim të gjithë kapitujt! –
  • Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –
  • Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –
  • Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Tentativë e re vjedhje prej 35 milionë euro nga Ministria e Energjisë”, denoncimi i deputetit të PD –
  • Po mbyllim të gjithë kapitujt! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com