Pas dy ditësh torturë në stacione, shoqata e transportit dhe qeveria arrijnë marrëveshje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas dy ditësh torturë në stacione, shoqata e transportit dhe qeveria arrijnë marrëveshje –

12:50 | 16/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit –

Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publik, qeveria ka propozuar dhënie kompensimi në masën 50 lekë për litër për naftën. Kompensimi parashikohet të jepet për 3 muaj.

Kompensimi parashikohet të përfitohet për të gjithë operatorët e transportit publik në vend.

Nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata Kombëtare e Transportit Urban dhe Ndërqytetas është kërkuar subvencionim në masën 100 lekë për litër, një skemë e ngjashme me vitin 2022.

Për propozimin e subvencionimit në masën 50 lekë për litër, Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Qytetas, tha se nuk arrin të mbulojë kostot shtesë nga shtrenjtimi i naftës. Por ai e vlerësoi pozitivisht si hap të parë propozimin e ministrave për të vijuar normalitetin e shërbimit.

“Në ditët në vijim ne presim që të zhvillojmë një takim me ministrat Ibrahimaj dhe Karakaçi për të diskutuar kostot e operimit për kategoritë që udhëtojnë falas, por edhe kërkesat tona për heqjen e akcizës së naftës dhe uljen e TVSH-së. Vetëm miratimi i tyre do të garantonte qëndrueshmëri për sektorin publik, i cili gjendet në vështirësi që pas Covid-19”, tha Foni.

Për shkak të vështirësive në kosto, një ditë më parë në të gjithë vendin shërbimi i transportit publik u reduktua deri në 60%.

Operatorët e 450 linjave të transportit në vend paralajmëruan përshkallëzime të mëtejshme nëse nuk do të kishte reagim të institucioneve.

Paketa antikrizë e transportit publik iu dorëzua ministrave Ibrahimaj dhe Karakaçi

Në kushtet e rritjes së ndjeshme dhe të vazhdueshme të çmimit të karburantit, e cila ka krijuar një disbalancë të thellë midis kostove reale të operimit dhe të ardhurave të pandryshuara të sektorit, paraqesim për diskutim këto kërkesa prioritare, të mbështetura në precedentë ligjorë dhe në nevojën për garantimin e një shërbimi publik esencial:

Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme përmes një pakete mbështetëse financiare, duke marrë si bazë ligjore dhe praktike VKM nr. 225, datë 13.04.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas, pjesë e paketës antikrizë”, e cila është miratuar në kushte të ngjashme krize për kompensimin e kostove të karburantit për operatorët e transportit publik me 100 lekë/litër. Ky vendim, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe në legjislacionin buxhetor (ligji për buxhetin e shtetit), ka sanksionuar parimin e ndërhyrjes së shtetit në situata të jashtëzakonshme për garantimin e vazhdimësisë së një shërbimi publik jetik.

Nga të dhënat e përgjithshme rezulton se paketa financiare e asaj periudhe ka qenë në vlerën rreth 500 milionë lekë, nga e cila është përdorur rreth 55–60% e fondit, për një periudhë rreth 6-mujore.

Ky precedent provon qartë se ndërhyrja është e mundur dhe e justifikuar ligjërisht, efekti financiar është i përballueshëm për buxhetin e shtetit dhe mekanizmi i kompensimit është i zbatueshëm dhe i verifikueshëm përmes dokumentacionit tatimor dhe kontrollit administrativ.

Në këto kushte, kërkohet riaktivizimi i një skeme të ngjashme, të përshtatur me nivelin aktual të çmimeve dhe kostove reale të sektorit.

Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit

Duke qenë se taksa e qarkullimit përbën një komponent të rëndësishëm në strukturën e çmimit të karburantit, kërkohet pezullimi ose përjashtimi i përkohshëm i saj për operatorët e transportit publik. Kjo taksë është e përcaktuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, në nivelin 27 lekë/litër, së bashku me taksën e karbonit prej 3 lekë/litër, dhe aplikohet në mënyrë të njëtrajtshme mbi benzinën dhe gazoilin.

Duke qenë një barrë fikse që përfshihet në çmimin final, ajo rëndon proporcionalisht më shumë në kushtet e rritjes së çmimeve të tregut. Në funksion të interesit publik dhe duke marrë në konsideratë natyrën e veçantë të transportit publik si shërbim social, pezullimi i kësaj takse për këtë sektor përbën një masë të justifikuar dhe të mbështetur në parimin e proporcionalitetit fiskal.

Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor

Akciza mbi karburantin, e përcaktuar po në kuadër të Ligjit nr. 9975/2008 dhe legjislacionit fiskal përkatës, aplikohet në nivelin rreth 39.4 lekë/litër për naftën dhe përbën një nga komponentët kryesorë të çmimit final. Si taksë indirekte me efekt të drejtpërdrejtë në koston e operimit, ajo rëndon ndjeshëm mbi operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë mundësi të transferojnë këtë kosto te konsumatori për shkak të tarifave të rregulluara.

Në këto kushte, vazhdimi i aplikimit të akcizës në të njëjtin nivel krijon një disproporcion të dukshëm ndërmjet barrës fiskale dhe kapacitetit ekonomik të sektorit, duke cenuar parimin e drejtësisë dhe proporcionalitetit në taksim. Vetë legjislacioni shqiptar parashikon përjashtime për sektorë të caktuar (si peshkimi), çka përforcon argumentin për trajtim të diferencuar edhe për transportin publik.

Heqja e TVSH-së

TVSH-ja, e rregulluar nga Ligji nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, aplikohet në nivelin standard 20%, duke rritur drejtpërdrejt çmimin përfundimtar dhe duke kufizuar aksesin në këtë shërbim esencial. Duke qenë se transporti publik përmbush një funksion social dhe ekonomik, si dhe duke marrë në konsideratë praktikat e vendeve të rajonit ku kjo normë varion nga 0% deri në 5%, kërkohet heqja e plotë ose reduktimi i TVSH-së.

“Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar.”/Monitor

Të Lidhura

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

nga 27
16:20 | 16/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni në ‘Palazzo Chigi’ në Romë. Rama nisi...

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

nga 27
15:32 | 16/04/2026
0

Superkompjuteri i “Opta”-s ka publikuar përllogaritjet më të fundit për fituesin e Ligës së Kampionëve këtë edicion dhe lista ka...

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

nga 27
15:12 | 16/04/2026
0

Zyrtarët iranianë pritet të takohen më 16 prill me ndërmjetësit pakistanezë për të diskutuar për propozimet e reja amerikane dhe...

Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit –

Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit –

nga 27
14:46 | 16/04/2026
0

Trajneri Edlir Tetova do të largohet nga skuadra e Egnatias në fundin e këtij sezoni. Klubi rrogozhinas ka njoftuar një...

Para
Ky aktivitet mafioz ka mbrojtjen e shtetit –

Ky aktivitet mafioz ka mbrojtjen e shtetit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –

16:20 | 16/04/2026
Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

15:32 | 16/04/2026
Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –

15:12 | 16/04/2026
Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit –

Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit –

14:46 | 16/04/2026
30 mln euro transferta/ Sot jepet masa për të arrestuarit e call center, si u mashtruan austriakët përmes reklamave –

Aksioni ndaj Call Center-ave, Gjykata komunikon masat e sigurisë për disa të ndaluar (Emrat) –

14:30 | 16/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –
  • Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –
  • Irani shqyrton propozimet e SHBA-së dhe mundësinë e një rundi të ri bisedimesh –
  • Egnatia konferencë urgjente, trajneri Edlir Tetova i jep lamtumirën klubit në fundin e sezonit –
  • Aksioni ndaj Call Center-ave, Gjykata komunikon masat e sigurisë për disa të ndaluar (Emrat) –
  • Ke këtu qëkur kam lindur unë, më dëgjo kur flas se kam gjëra interesante –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vizita zyrtare në Itali, Rama dhe Meloni zhvillojnë takim të mbyllur, nesër drejt Barcelonës –
  • Favoriti për Champions League, superkompjuteri ‘zbulon’ kampionin e ri të Europës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com