Gjykata e Posaçme pranoi dje kërkesën e Sali Berishës që për dosjen ‘Partizani’ në gjyqin që po zhvillohet në themel të thirret Edi Rama për të dhënë shpjegime për firmat që ka hedhur në kohën që ka qenë kryetar bashkie në Tiranë.
I pyetur në lidhje me vendimin e gjykatës, Berisha deklaroi ditën e sotme se me zor e pret ballafaqimin me Ramën, ndërsa shtopi se ky i fundit ka 10 firma në atë dosje.
“Edi Rama në atë dosje ka mbi 10 firma. Prej tyre, i ndëshkuar nga gjykata për to, prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën një herë kur ne kërkuam, akuzuan Sali Berishën për gjëra që nuk kishte asnjë lidhje.
Gjykata zbatoi ligjin. Firmat aty janë të Edi Ramës. Unë kam një firmë aty (projekti i Partizanit) pas firmës së Edi Ramës, pasi territori është i bashkive.
Edi Rama me 12 firma ka ndryshuar destinacionin pa kërkesën e pronarëve. I thoni Ramës të bëhet burrë të kërkojë seancë me media kombëtare dhe ndërkombëtare për të parë se cili është Edi Rama në atë aferë.
Shqiptarët e presin pa durim një konfrontim mes meje dhe kryehajdutit. Unë përballjen e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive që ka firmosur për ndryshimin e destinacionit pa kërkesën e pronarëve” tha ai.










