Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi mblodhi sot Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Kryeparlamentari tha se nuk do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rregulloren, pasi do të pritet vendimi i zbardhur, por do të prezantohen ndryshimet e propozuara.
“Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk na mbledh domosdoshmëria për të reflektuar vendimin e GJK, në rregulloren tonë, por mblidhemi iniciuar nga një grup deputetësh, ku çdo deputet ka të drejtë të iniciojë vendime.
Në dijeninë time akoma s’ka një zbardhje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mos kini merak se nuk do nxitojmë të reflektojmë në rregullore, ato çka thotë dispozitivi, pa u zbardhur vendimi. Do zbardhet vendimi, do ta kalojmë paraprakisht në Këshillin e Legjislacionit dhe më pas do të mbërrijë këtu për t’u reflektuar”.
Ndërkaq, Gent Strazimiri theksoi se duhet pritur arysetimi i Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar se ku është shkelur kushtetuta. Strazimiri theksoi se Parlamenti ka kryer një veprim të rëndë dhe anti-kushtetues.
Diskutimet në mbledhje:
Gent Strazimiri: Pse duhet të vazhdojmë sot me urgjencë në një kohë kur ka ndodhur, Gjykata Kushtetuese e ka gjetur në shkelje duke propozuar seancës një veprim antikushtetues. Bëjmë sikur gjëja nuk ka ndodhur, fillojmë menjëherë nga e para. Kjo nuk është aspak reflektive. Ajo që themi, pikërisht se nuk ka ndonjë urgjencë të madhe, pse të mos presim në këtë akt reflektimi, argumentimin e GJK që të biem. Ta presim o Niko! Pse duhet ti dëgjojmë sot dhe jo nesër.
Niko Peleshi: Sot nuk po iu ftoj që të ezaurojmë propozimet nga një grup deputetët, por t’i dëgjojmë. Të mos prekim çështje që janë objekt i vendimit të GJK, të japim kohën e nevojshme, jo vetëm çështjeve të GJK me të cilat nuk merremi dot se nuk është zbardhur vendimi dhe e dyta duhet të kalojë në këshillin e legjislacionit. Të dëgjojmë prezantimin sot, të mblidhemi në një tjetër. Dhe çështjet që janë objekt i GJK nuk do të trajtohen as me urgjencë dhe as pa dalë vendimi i GJK apo pa kaluar në këshillin e legjislacionit.
Elda Hoti: Kushtetuta për ju është Taulanti, për ne është kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Nuk mund të lejomë që në këtë mbledhje të shkeljet kushtetuta se shqyrtimi dhe miratimi i këtyre ndryshimeve cenon nenin 132 të kushtetutës, që sanksionon se vendimet e GJK janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Në rastin e Ballukut, u shty pafund mbledhja e këshillit duke pritur vendimin e GJK iu vlen, është fatkeqësi që kjo maxhorancë e trajton parlamentin si institucion një partiak. Kjo është e treta herë radhazi që maxhoranca propozon ndryshime të njëanshme për rregulloren e kuvendit. Kjo është për t’i kufizuar kohën opozitës. Të presim zbardhjen e vendimit të GJK dhe të respektojmë kushtetutën e Shqipërisë.







