Mbrëmjen e sotme do të luhen dy çerekfinalet e fundit për Champions League. Bayern Munich pret Real Madrid në “Allianz Arena”.
Bavarezët janë më të favorizuar për të kaluar në fazën tjetër, pas fitores 2 – 1 në Madrid, por “Galaktikët” kanë treguar se nuk njohin “limite” dhe “tabu” në këtë kompeticion.
Të dyja ekipet së bashku e kanë fituar Champions League plotë 21 herë. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë rëndësie dhe impakti ka kjo ndeshje. Në Londër, do të zhvillohet sfida tjetër Arsenal – Sporting Lisobonë.
Takimi i parë mes tyre përfundoi 1 – 0 për “Topçinjë”, vendosi goli i Kai Havertz. Ekipi që kualifikohet nga Bayern – Real, do përballet në gjysmëfinale karshi PSG-së, kurse fituesi nga Arsenal – Sporting duelon me Atletico Madrid.
Të dyja ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 21:00, në një mbrëmje që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit.










