Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend.
Sipas vendimit, Bordi ka vendosur të rrisë me 6 lekë çmimin e natës, nga 209 që ishte në 215 lekë për litër.
Po ashtu, edhe benzina ka pësuar një rritje me 3 lekë, nga 175 në 178 lekë për litër.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi sot, më 14 Prill, në orën 15:00 dhe do të mbetet i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme, ku pritet të pasqyrohen ndryshime të tjera të çmimeve.









