Kjo e martë do të karakterizohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike në vend, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet priten të nisin gjatë orëve të pasdites dhe do të përfshijnë të gjitha qarqet, por me intensitet të ulët, pa krijuar problematika të theksuara.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten në vlera tipike pranverore. Në zonat bregdetare, temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 24°C. Në zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 13°C në mëngjes deri në 26°C në mesditë.
Ndërkohë, në zonat malore, temperaturat minimale parashikohen rreth 7°C, ndërsa maksimalet deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të vendit.
The post Parashikimi i motit për sot, 14 Prill 2026 appeared first on 27.










