Një përplasje e vjeter për shkak të fitimieve në rrjetin e Call Centra në kryeqytet u bë shkak për pengmarrjën e bisnesmenit Florian Sula nga 3 anëtarët e familjes Neza.
Konkretisht si porositës i kësaj vepre ishte Kevin Neza njeri i njohur me bisnesmenin Sula.
Kevin në këtë paligjshëmri përdori edhe vëllain Jurginin si dhe djalin e xhaxhit të tij Hysnenin.
OraNews mëson së në polici Florian Sula ka pohur se ndaj Kevin Nezës kishte nje borxh një shumë prej 30 mije euro.
Ky borxh ishte i pashlyer prej kohësh e ndërsa nga ana e Kevin kërkohej kthimin i parave.
Nisur edhe nga kjo situatë u vëndos marrja peng e Sulës në një parkim në zonën e 21 dhejtorit.
Ai u dërgua më pas në Xhafzotaj të Durrësit ku pasi u dhunua iu kërkua kthimi i parave.
Ai ka rënë dakord për kthimin e një shumë por fillimisht duhej të lirohej nga dhunuesit.

Kevin dhe Hysen Neza
Pasi u lirua nga pengmarrësit Florian Sula ka dëshmuar në polici duke treguar ngjarjen por jo te verteten qe ai është marr peng.
Referuar burimeve të hapura rezulton së Florian Sula është njohje e afer e bossit të call centrave Amant Josifi ish këshilltar i Olta Xhackës.
Informacionet policore flasin së Florian Sula është kthyer në një ndërtues i parave të pista që rrjedhin pikërisht nga aktiviteti i paligjshëm i call cetrave.
Ky informacion po verifikohet nga policia e ndërsa do të ribehet marrja e tij në pyetje për të mësuar më shumë mbi pengmarrjen e tij.
gijotina.com/










