Numërimi i votave në zgjedhjet hungareze vazhdon, dhe deri tani janë numëruar afërsisht 21.54% e të gjithë votave, afër një të katërtës së totalit.
Sipas parashikimeve aktuale, Tisza e Magyar pritet të sigurojë 128 vende në parlament, vetëm pak më pak se shumica prej 2/3 që kërkon 133 vende. Partia Fidesz e Orban mbetet me 62 vende, ndërsa Mi Hazank ka arritur 8 vende.
Këto rezultate tregojnë një avantazh në rritje për Tisza, ndërsa numërimi i votave vazhdon dhe mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të shumicës parlamentare.
gijotina.com/










