Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites vonë. Më pas shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
gijotina.com/










