Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

10:51 | 11/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat –

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton të jetë futur në ambjentet e kësaj prokurorie një personazh i quajtur, Daniel Shima, i cili në muajin Gusht 2025, u bë i famshëm në publik për shkak të një kallëzimi në polici për rrëmbimin e tij.

Për një periudhë kohore, Shima, ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI) dhe firma e tij ka dalë në dhjetëra dokumenta tenderash që SPAK ka sekuestruar.

Por kujtojmë se ndaj tij Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka urdhëruar SPAK që të kryejë veprime hetimore mbi përgjegjësinë penale.

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Mirlinda Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, që në atë kohë ishte me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, që ka vite si e punësuar aty, është lidhje e tij.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Sipas Shimës, shumë praktika tenderuese në AKSHI janë “pilotuar” nga biznesmeni, Ermal Beqiri, duke përdorur një shumëllojshmëri kompanish.

“…interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, “Soft & Solution…”-ka treguar Daniel Shima. 

Gjithashtu, Shima u ka pohuar hetuesve se Ermal Beqiri, ka themeluar dhe dy kompani në fushën e IT në Turqi dhe në Francë.

Rezulton se Shima, është thirrur në SPAK në orët e pasdites së 18 dhjetorit 2025, fakt që është larg syrit të kureshtarëve dhe gazetarëve që qëndrojnë çdo ditë para SPAK. Kjo lëvizje taktike, me sa duket është kryer nga grupi i hetimit për të shmangur publikimin e prezencës së Shimës në SPAK.

Aq më tepër fiksimi i thirrjes së Shimës në SPAK, është përcaktuar në 18 Dhjetor 2025, kur të gjitha mediat dhe opinioni publike vëmëndjen e kishte tek fakti i mbarimit të mandatit 3 vjeçar në krye të SPAK të Altin Dumanit.

Por pikërisht atë ditë, kur të gjithë flisnin për emërimin e Klodian Brahos në krye të SPAK, titullari në ikje, Altin Dumani, ka firmosur një ndër urdhrat e tij të fundit, duke futur zyrtarisht prezencën e tij në dosjen me Nr.20/1, që tashmë njihet në publik si dosja “AKSHI”.

Ekskluzivisht gazetari i Syrit, Elton Qyno, ka mësuar se përmes urdhrit Nr. 43335, datë 18 Dhjetor 2025 të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se është ngritur grupi hetimor, ku tashmë në përbërjen e këtij grupi janë prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

Gjithashtu, njëherësh janë caktuar edhe gjashtë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për të kryer veprime hetimore për llogari të procedimin Penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm 3 ditë, pasi SPAK kishte proceduar me caktimin e 8 masave të sigurisë “Arrest shtëpie”, “Arrest në burg” dhe “detyrim paraqitje” ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, zv/drejtueses së AKSHI-t, Hava Delibashi, dy biznesmenëve Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe personave të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këtë çështje.

Grupi i sapo formuar, po në datën 18 dhjetor 2025, ka thirrur në orët e pasdites, Daniel Shimës, për ta pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Në orën 15:00 të asaj dite, Daniel Shima është ulur përballë hetuesve dhe prokurorëve, duke filluar të dëshmojë rreth pyetje që i bënin hetuesit e BKH për aktivitetin e tij pranë AKSHI-t.

Si Ermal Beqiri emëronte të vetët në zyrat e AKSHI-t 

Daniel Shima, ka deklaruar se Mirlinda Karçanaj i ka bërë me dije se biznesmeni i “Horizon” dhe “Soft-Solution”, Ermal Beqiri, i kishte propozuar në kohë të ndryshme që të punësonte në AKSHI, persona të njohur të tij, duke identifikuar si të tillë Suela Ajo dhe Meri Manaj.

Ndër të tjera Shima ka treguar në SPAK se punësimet kanë ndodhur ndërkohë që ai ka qenë zv/drejtor, duke shpjeguar se, pavarësisht se procedura është kryer formalisht, emrat ishin vendosur paraprakisht nga Karçanaj dhe Beqiri, duke treguar se qëllimi ka qenë qartësisht që personat e njohur të Beqirit, të punësoheshin në AKSHI për arsye që të favorizonin interesat e subjektit të tij, në procedurat e prokurimit në AKSHI.

Ndërkohë lidhur me procedurën e prokurimit për shtimin e funksionaliteteve të menaxhimit dhe raportimit të incidenteve kibernetike, Daniel Shima, ka deklaruar në SPAK se Karçanaj, ia ka bërë me dije se në këtë procedure do të merrte pjesë, Ermal Beqiri, duke nënkuptuar se ajo kishte koordinuar me Ermal Beqirin, që ai të shpallej fitues.

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t ka shpjeguar se kjo është arsyeja që “Fastech” e biznesmenit Andis Papa, nuk ka paraqitur dokumentet e plota si konkurrent, pasi në të vërtetë rezulton se i plotëson kriteret, pasi ka fituar procedura prokurimi edhe në raste të tjera.

Shima ka treguar në SPAK, se e gjitha kjo është bërë që të favorizohet shoqëria e biznesmenit Ermal Beqirit, duke shtuar se dyshimet e tij janë se edhe shoqëria “ICOM” e biznesmenit Alban Kokalarit, është futur në garë fiktivisht, vetëm për të rritur fiktivisht pjesëmarrjen e operatorëve ekonomike.

Igli Tafa, njeriu i afërt i Ermal Beqirit

Gjithashtu ish-zv/drejtori i AKSHI-t, u ka treguar hetuesve se gjatë një takimi me Karçanaj, ajo i ka treguar se Igli Tafa, me detyrë titullar i Autoritetit Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, është person i afërt me Ermal Beqirin dhe se edhe Edlira Gjolleshi, që ka vite si e punësuar aty, është lidhje e tij.

Duke ju referuar dëshmisë së Daniel Shimës, kujtojmë se njeriu i besuar i biznesmenit, Ermal Beqirit, Igli Tafa, në muajin shkurt 2026, u zgjodh nga kryeministri Edi Rama në krye të AKSHI-t. Lëvizja erdhi vetëm pasi Mirlinda Karçanaj dha dorëheqjen.

Ish-zyrtari Daniel Shima ka treguar në SPAK edhe për dy procedurat e prokurimit “Mirëmbajtja e depove farmaceutike” dhe “Implementimi i infrastrukturës së desktopëve virtualë për autoritetin e Aviacionit Civil”.

Sipas tij në eksperiencën shumë vjeçare brenda AKSHI-t, gjasat janë që kriteret të vihen për të skualifikuar dhe kualifikuar konkurentë të caktuar.
Shima ka treguar se gjasat janë që ato që shpalleshin fitues. Në bashkëpunim me Mirlinda Karçanaj, bashkërendonin dhe koordinonin së bashku për dokumentat.

“…tek procedura e prokurimit “Përmirësimi i sistemit E-Aktet”, Mirlinda Karçanaj, i ka thënë duke orientuar biznesmenin Ermal Beqiri për të fituar këtë procedurë prokurimi dhe se Beqiri do orientonte shoqërinë tjetër, “Fastech” të biznesmenit Andis Papa, për t’u futur në garë por me një ofertë më të lartë, që do të thotë se pjesëmarrja e kësaj shoqërie ka qenë fiktive. Duke u nisur nga eksperienca ime mendova Hava Delibashi, pasi është bërë zv/drejtoreshë e AKSHI-t, ka marrë dijeni për mënyrën se si funksionon skema…”-ka treguar Daniel Shima në SPAK.

Takimet e Ermal Beqirit me Mirlinda Karçanaj në zyrat e AKSHI-t dhe paracaktimi i tenderave

Ky i fundit më tej ka shpjeguar se ka njohje me Ermal Beqirin që nga koha kur ka punuar “IT” në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe se më tej kur merrte pjesë në procedurat e prokurimit në AKSHI, duke treguar se ai i tregonte se do të shpallej fitues në këto procedura, pasi orientimet i merrte nga Mirlinda Karçanaj paraprakisht.

Dhe në realitet ashtu ndodhte pasi zhvilloheshin procedurat e prokurimit, duke fituar biznesmeni Ermal Beqiri, përmes disa kompanive që ai konkuronte, duke renditur “Soft&Solution”, “Fastech” dhe “Horizon”.

Daniel Shima, në dëshminë e tij ka treguar në SPAK se biznesmeni Ermal Beqiri, e takonte Mirlinda Karçanaj në zyrën e saj në AKSHI, duke shtuar se Karçanaj i ka pohuar atij paracaktimin e fituesit të prokurimit.

Konkretisht Daniel Shima, ka treguar se paracaktimet e tenderave për Ermal Beqirin janë kryer në disa praktika por ai kujton njëri prej këtyre rasteve që sipas tij është prokurimi “Përmirësimi i sistemit të ASHK”, procedurë të cilën e fitoi Ermal Beqiri, përmes shoqërisë “Fastech”.

Shima, u ka pohuar hetuesve se kjo kontratë është ndjekur nga Suela Ago, por nuk e dinte saktësisht dhe dyshonte nëse nëse ky tender është realizuar plotësisht.

Më tej Shima ka pohuar se dhe në procedurën e prokurimit “AKCESK” të vitit 2024 mendon se përfituesi është Ermal Beqiri dhe jo subjekti “First” që administrohet nga Gëzim Hoxha.

Ndër të tjera Daniel Shima, ka treguar se interesi i shoqërive që futen në këto procedura prokurimi të diktuara dhe të orientuara nga biznesmeni, Ermal Beqiri, është përfitimi i një përqindje të caktuar të vlerës së tenderit, duke patur parasysh që puna në të vërtetë do të kryhet nga vetë kompania në pronësi të tij, “Soft & Solution”./Syri.net

Të Lidhura

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

nga 27
14:01 | 11/04/2026
0

Katër punonjës të kompanisë “Albpetrol” në Fier janë vënë nën hetim pas dyshimeve se një tubacion i amortizuar është dëmtuar...

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

nga 27
13:55 | 11/04/2026
0

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të...

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:53 | 11/04/2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Që nga ora 16:00 e ditës së sotme, nafta me...

Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat –

Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat –

nga 27
13:47 | 11/04/2026
0

Kreu demokrat, Sali Berisha, u përball me një pyetje të drejtpërdrejtë nga një prej ndjekësve të tij në rrjetet sociale,...

Para
Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –

14:01 | 11/04/2026
Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

13:55 | 11/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:53 | 11/04/2026
Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat –

Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat –

13:47 | 11/04/2026
Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër –

Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër –

13:41 | 11/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –
  • Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Gara për Bashkinë e Tiranës, kush është kandidati i Partisë Demokratike? Berisha ‘shmang’ emrat –
  • Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër –
  • Shkeljet me tenderin 2.2 milionë euro/ SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim –
  • Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com