Shporta e shkurtit/ Rriten çmimet për prodhimet e freskëta, mollët dhe vezët kryesojnë listën – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shporta e shkurtit/ Rriten çmimet për prodhimet e freskëta, mollët dhe vezët kryesojnë listën –

08:52 | 11/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Frutat, perimet dhe nënproduktet e blegtorisë kanë shënuar rritjen më të madhe të çmimeve në shkurt 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një listë e INSTAT me çmimet mesatare të mallrave kryesore të shportës tregon se gjatë shkurtit të këtij viti mollët dhe vezët kryesojnë listën e rritjes me përkatësisht 18.5% dhe 16.7%.

Ky shtrenjtim reflektohet qartë në vlerat nominale, ku një kilogram mollë kushtoi mesatarisht 138.5 lekë në shkurt, ndërsa vezët kanë pësuar një rritje prej 3.7 lekësh, duke arritur nivelin 25.8 lekë për kokërr.

Në këtë trend rritës janë përfshirë edhe produktet e tjera të freskëta si limonët me 14.8%, duke u shitur me mbi 163 lekë për kg, kastravecët me 14.2% dhe domatet me 11.8%, duke e bërë segmentin e zarzavateve dhe frutave një nga kontribuuesit kryesorë në rritjen e kostos së jetesës gjatë kësaj periudhe.

Edhe produktet bazë si kripa dhe kafeja e bluar nuk i kanë shpëtuar kësaj vale, duke u rritur me mbi 9%. 100 gramë kafe e bluar u shit me 155.8 lekë në shkurt 2026 nga 142.3 lekë që ishte në 2025.

Por presioni mbi shportën e konsumit të familjes gjeti frymëmarrje në rënien e çmimeve në një serie tjetër të ushqimeve bazë që kanë konsum të gjerë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se sheqeri kryeson listën, duke u ulur me rreth 27.6 lekë për kilogram, ndërsa patatja ka rënë me 22.2 lekë, duke u bërë një nga artikujt më të aksesueshëm të stinës.

Po ashtu, zbritja e çmimit të makaronave me rreth 27.6 lekë për paketë dhe e portokajve me 23.7 lekë, ka krijuar një hapësirë manovrimi në buxhetin e shportës, pavarësisht se disa produkte të tjera si mishi apo djathi mbeten në nivele relativisht të larta.

Ndërkohë, sektori i karburanteve dhe energjisë ka qëndruar stabël në muajin shkurt, para së niste lufta në Iran.

Nga 171 lekë për kilogram në shkurt, tani çmimi i naftës arriti në 218 lekë për kg këto ditë, me rritje 27.5%. Kjo rritje e kostos së transportit do të përkthehet shumë shpejt në para shtesë për çdo produkt që vjen nga importi, si vaji apo kafja, duke kërcënuar stabilitetin e këtyre çmimeve që sapo kishin filluar të pësonin rënie.

Në këtë kontekst, mundësia që produktet që kishin pësuar ulje të çmimeve të rikthehen në nivelet e tyre të mëparshme është e lartë, pasi kostoja e energjisë dhe lëndëve të para bujqësore do të reflektohet pashmangshmërisht në çmimet finale në pakicë.

Teksa vendet e tjera në Europë kanë marrë masa lehtësuese për të mbrojtur konsumatorët nëpërmjet lehtësimeve fiskale, Shqipëria ende nuk e ka një paketë të tillë edhe pse Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se lufta në Iran do të ketë efekte të ngjashme me luftën në Ukrainë në tregje./ Monitor

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 03/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026 –

nga 27
07:39 | 03/06/2026
0

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

nga 27
07:38 | 03/06/2026
0

Gjatë ditës së sotme priten reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave...

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

nga 27
23:33 | 02/06/2026
0

Rolando Maran po përballet me një sërë mungesash që në grumbullimin e tij të parë në drejtimin e Shqipërisë, duke...

Para
Luhet java e 31-të e Superiores, Flamurtari-Vora luajnë shanset “jetike” për mbijetesën –

Luhet java e 31-të e Superiores, Flamurtari-Vora luajnë shanset "jetike" për mbijetesën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 03/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026 –

07:39 | 03/06/2026
Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:38 | 03/06/2026
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –

23:33 | 02/06/2026
Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026
  • Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet –
  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com