Gjatë natës është përfshirë nga flakët një bujtinë në fshatin Dorëz të Librazhdit.
Specialistët dyshojnë se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjetit të amortizuar elektrik duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Objekti ishte konstruksion druri dhe përdorej si bujtinë.
Mësohet se fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.










