Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të premte në Gjirokastër.
Bashkëpronari i hotelit të njohur si “Olimpik”, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas Policisë, shtetasi, K.S., 60 vjeç, gjendej në tarracë dhe më pas ka rënë nga një lartësi gati 15 metra në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë ai është nisur me urgjencë drejt spitalit por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.









