Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sahit Dollapi, “Mbreti” i zhbllokimit të pusetave! Drejtor Olen Kavalli trefishon fondin –

19:31 | 09/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –

Sahit Dollapi, drejtori i shndërruar në politikan dhe më pas në biznesmen i njeh mirë gropa e korrupsionit. Ai ka qenë për disa vjet drejtor i Ujëjsellës Kanalizimeve Tiranë, drejtor i CEZ-it famëkeq, Sekretar organizativ i PD dhe më pas është marrë me kompaninë e tij ONIX.

Biznesi i tij përqendrohet tek fondet në shoqëritë e ujësjellësve. Sidomos, në Durrës dhe në Tiranë ndihet si shtëpinë e tij. Janë para të sigurta dhe të përvitshme!

Ndalemi në qytetin bregdetar. Në vitin 2023, nga keqadministrimi dhe shpërdorimet e fondeve, Ujësjellës Kanalizime Durrës falimentoi dhe u krijua një shoqëri e re. Ishte ndërmarrja më e mbështetur me hua dhe grante nga donatorët. Humbjet UKD-së u dyfishuan gjatë vitit të 2022 duke arritur në mbi 1 miliard lekë afërsisht 10 milionë euro, nga 535 milionë lekë (5 mln euro) që ishin në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara në bilancin zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

\

Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor më 18 maj 2023, pasi ndërmarrja ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në vendimin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë. Punëtorët dhe aktiviteti i kompanisë transferohen në një tjetër shoqëri, me të njëtat zyra, të njëjtin administrator Spartak Kovaçin, i cili e çoi në falimentim.

Kjo trashëgimi vazhdon shfaqet me intensitet të lartë. Në vitin 2025, Ujësjellësi i Durrësit regjistroi tre drejtorë njëri pas tjetrit.

Në tetor 2025, në krye të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës – Kanalizime Durrës është vendosur një drejtues i ri. Në vend të ish-drejtorit Sedi Çaushi është emëruar administratori i ri Olsen Kavalli. Ai kishte mbajtur deri më tani detyrën e kryeinxhinierit të Ujesjellesit.

Pa u ulur mirë në karrigen rrotulluese të administratorit, Olen Kavalli ka bërë gati letrat për tenderin që e ka abonuar Sahit Dollapi. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Pastrim i kolektorëve të ujërave të ndotura”. Për këtë shërbim, Sahit Dollapit i është planifikuar fondi limit 597 milionë lekë, ndërsa duke shtuar TVSH kontrata pritet të arrijë në mbi 710 milionë lekë.

Tenderi është njoftuar më 13 shkurt 2026 dhe është mbajtur më 18 mars 2026. Është një procedurë fiktive, e mirëmenduar për të krijuar idenë e konkurrencës.  Kanë aplikuar tri kompani që janë shpesh bashkëpunëtore. Ofertat janë më të larta se ajo fituese, ndërkohë që kanë mangësi edhe në dokumente.

Njëra nga firmat pjesëmarrëse është “BALILI KONSTRUKSION” Sh.p.k. me bazë në Vlorë, me pronar Engjëll Balilajn, që rezulton ortak me ONIX shpk në formën e BOE në shumë tendera

Përshembull, Balilaj dhe Dollapi së bashku kanë fituar më 15 dhjetor 2020 tenderin e Ujësjellësit Durrës me vlerë mbi 1 miliard lekë, me objekt “Rikonstruksion me riveshje të kolektorëve në ITUND, instalim makinerie në Stacionet ekzistuese dhe pastrim kolektori në zonën e qytetit, Bashkia Durrës”.

Mendoni se këta dy miq do t’i bëjnë sot “konkurrencë” njëri tjetrit?

Drejtori i atëhershëm, Spartak Kovaci, ua dha fondin Dollapit dhe Balilit pa konkurrencë. Open Data do ta shënonte tenderin me “flamur të kuq”, me risk të lartë korrupsioni.

Firma tjetër, pjesëmarrëse në tenderin e shkurtit 2026, është “Mane/S”shpk me bazë në Sarandë, me pronar Bledar Manen. Edhe ky rezulton ortak i zakonshëm biznesi me Sahit Dollapin. Janë katër kontrata që i kanë marrë së bashku nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, me vlera mbi 200 milionë lekë.

Pa e zgjatur shumë, drejtori Olen Kavalli ka firmosur në favor të kompanisë së Sahit Dollapit.

Ndërkaq, në Ujësjellësin Durrës vihet re një rritje me herë e vlerës së të njëjtit shërbim nga kompania e Dollapit. Në vitin 2023, Kovaci i jepte 250 milionë lekë për këtë shërbim Dollapit.

Përse i jepet ky fond Dollapit? Përmbytet qyteti i Durrësit pas çdo shiu dhe vazhdojnë shpërdorohen taksat e qytetarëve durrsakë në projektet kanalizimeve, impianteve, tenderëve pa fund! Hartimi i projektit “Pastrimi i kolektorëve të ujërave të ndotura”, Bashkia Durrës, është bërë nga stafi i Departamentit Teknik të UJësjellësit bazuar në relacionin e Drejtorisë së Grumbullimit të UN, në të cilin pasqyrohen shqetësimet e qytetarëve të zonës së Currilave dhe të disa lagjeve të qytetit për bllokimin e kolektorëve kryesorë dhe sekondar të ujërave të ndotura nga mbeturina të ndryshme. Bllokimi ka shkaktuar përmbytje të rrugëve të qytetit në ditët me reshje të shumta atmosferike duke sjellë shqetësime jo vetëm për banorët, por edhe për qarkullimin e mjeteve.

Zonat ku do të kryhej shërbimi ndodhen në pjesë periferike turistike dhe në disa lagje të qytetit.

Ku shkojnë paratë e projekteve për kanalizimet?

Po përmendim disa investime të kryera pas vitit 2018 në Durrës për kanalizimet që duhet ta kishin zgjidhur problemin, nëse fondet nuk do t’i prekte korrupsioni.

1-Ndërtim rrjeti kanalizimi i ujërave të ndotura lagjja nr.7 dhe nr. 10.

2-Ndërtim kanali i ujërave të ndotura Lagjja nr.14 Shkozet

3- BE financon asistencën teknike për Projektin e Menaxhimit të Ujërave të Zeza të Durrësit. 20 milionë euro kredi paguan populli shqiptar BE-së për këtë projekt dhe 12 milionë të tjera dalin nga buxhetit i shtetit.

4- Në prill 2019, një investim prej 10 milionë eurosh është realizuar në zonën e Gjirit të Lalzit për të ndërtuar impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza. Ky impiant në fazën e parë do të mbulojë nevojat e 15 mijë banorëve, për t’u zhvilluar në një fazë tjetër deri në kapacitetin përpunues për 30 mijë banorë.

Kur do të funksionojnë kanalizimet e Durrësit?

Në tenderët mëdhenj që shoqëruan këto projekte u firmosën abuzime dhe si rezultat Bashkia e Durrësit vazhdon vuan përmbytjet.

Kovaçi. njeriu i Vangjush Dakos që drejtonte Ujësjellës Kanalizimet e Durrësit, në 5 nëntor 2021, në konflikt të plotë interesi i dha babait të vet tenderin 18 milionë euro. Bëhet fjalë për projektin “Rehabilitimi i infrastrukturës së rrjetit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit Faza I”.

Tenderi u fitua nga bashkimi i kompanive fituar nga grupi i kompanive “2T” shpk & “VELLEZERIT HYSA” shpk & “ADRIATIK” shpk, por garant ishte Petrit Kovaçi, i cili është pronar tek firma e tretë.

Më 26 tetor 2021, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, çeli punimet e këtij projekti në Porto Romano.  Deri tani vetëm përmbytje në lagjet e Durrësit.

Ndërkaq, vazhdon pastrimi i pusetave. Cmimi i shërbimit rritet. Në vitin 2025, Dollapi dhe kompania e tij marrin dyfishin e parave. Janë 500 milionë lekë që  ka arkëtuar ONIX me tenderi e përfituar nga Ujësjellësi Durrës më 25 prill 2025.

Për të ardhur tek viti 2026, që ka sërish shtesë me afro 100 milionë lekë. C’ndodhi pse u shtrenjtua pastrimi i pusetave në Durrës? Dollapin në vend që të paguajë pjesën e vet për përmbytjen e rrugëve të Durrësit, vazhdon të përfitojë nga gropat e korupsionit.

Pasi u keqtrajtua nga Policia në një protestat e vitit 2019, Dollapi nisi të mendonte më shumë për biznesin se sa për politikën. Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentar të 25 prillit 2021 dhe dorëheqjes nga funksioni i Sekretarit Organizativ të kësaj partie, përkatësisht posti më i rëndësishëm pas atij të kryetarit Lulzim Basha.

Rreth një muaj pas dorëheqjes, kompania ‘ONYX’, me pronar 100 % Sahit Dollapin, është shpallur fituese e një tenderi, me vlerë rreth 190 mijë USD, për zhbllokimin e pusetave në Tiranë për 12 muaj. Tenderi është zhvilluar nga Ujësjellësi i Tiranës në 26 qershor 2021, ndërsa kompania e Dollapit, e vetme në këtë garë, është shpallur fituese në 13 korrik 2021. Të tjerat janë vetëm zero të shtuara në llogarinë e tij.

gijotina,xom/

 

Të Lidhura

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

nga 27
22:31 | 09/04/2026
0

Nuk ka komisione hetimore për AKSH-in dhe ARRSH-në. Me 75 vota, mazhoranca rrëzoi 2 nismat e opozitës. Para votimit, sekretari...

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

nga 27
21:05 | 09/04/2026
0

Kreu i qeverisë i vlerësoi të pavenda kritikat e njollosjen ndaj tyre si një industri që shërben për pastrimin e...

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

nga 27
21:03 | 09/04/2026
0

Kreu i qeverisë i vlerësoi të pavenda kritikat e njollosjen ndaj tyre si një industri që shërben për pastrimin e...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –

nga 27
20:35 | 09/04/2026
0

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen, se ditën e...

Para
Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

22:31 | 09/04/2026
Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

21:05 | 09/04/2026
Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

21:03 | 09/04/2026
Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –

20:35 | 09/04/2026
Autobusi u sulmua me gurë pranë Camp Nout, Atletico Madrid kontakton…NASA-n –

Autobusi u sulmua me gurë pranë Camp Nout, Atletico Madrid kontakton…NASA-n –

20:25 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –
  • Sistemi i ri i hyrje-daljeve në vendet e BE, Ministria e Jashtme lajmëron qytetarët –
  • Autobusi u sulmua me gurë pranë Camp Nout, Atletico Madrid kontakton…NASA-n –
  • Trump pret zotim të qartë nga Kosova dhe Serbia, dialog të vërtetë dhe jo teatër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com