Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj –

19:57 | 08/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –

Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur –

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës –

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ofruar një analizë mbi situatën e Shqipërisë dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si po zhvillohet debati publik dhe menaxhimi i negociatave.

Sipas Bushatit, procesi i integrimit është mbuluar nga një debat i paqartë dhe jo produktiv, që fokusohet në çështje teknike si miratimi i raportit për piketat e ndërmjetme të Komisioni Europian, në vend që të trajtojë thelbin e reformave që kërkon vendi.

Ai kritikon mungesën e transparencës, duke theksuar se ndërsa BE ka bërë publike pozicionet e saj negociuese, pala shqiptare i ka mbajtur ato konfidenciale, duke përjashtuar nga procesi Kuvendin, shoqërinë civile, median dhe aktorët ekonomikë.

Bushati e cilëson situatën si paradoksale, ku nga njëra anë flitet për progres dhe “besim” nga Brukseli, ndërsa nga ana tjetër për “bllokim” të procesit. Sipas tij, ky lloj komunikimi krijon konfuzion dhe shpërqendrim të vëmendjes publike.

 

Ai vëren gjithashtu se fushatat informuese nuk po shpjegojnë se si standardet europiane përkthehen në përmirësim konkret të jetës së qytetarëve, duke e kthyer debatin në një diskutim teknik dhe jo në një vizion për zhvillimin e vendit.

 

Në analizën e tij, Bushati thekson se Shqipëria duhet të fokusohet te sfidat reale: forcimi i sundimit të ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërtimi i një administrate meritokratike, garantimi i konkurrencës së ndershme dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm.

Ai ngre gjithashtu shqetësime për çështje të tjera madhore, si emigrimi i lartë, cilësia e arsimit, mbrojtja e pronës, përfshirja e sipërmarrjes në ekonomi dhe rritja e mirëqenies sociale.

Sipas Bushatit, debati politik në vend është rikthyer në akuzat e ndërsjella, duke treguar mungesë reflektimi dhe përgjegjësie për vonesat në procesin e integrimit. Ai thekson se, ndonëse qeveria ka barrën kryesore, përgjegjësia për rrugën europiane është e përbashkët për të gjithë klasën politike.

Shkrimi i plotë:

PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinioni publik po orientohet rreth miratimit ose jo të Raportit për Piketat e Ndërmjetme të Komisionit Europian (IBAR) në fushën e sundimit të së drejtës.
Që në pikënisje procesi i bisedimeve ka vuajtur nga mungesa e transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies. Ndërsa BE-ja e ka bërë publik pozicionin negociues me Shqipërinë për të gjithë grupkapitujt, sikundër piketat e ndërmjetme që duhen përmbushur në lidhje me sundimin e së drejtës, pozicioni negociues i Shqipërisë është mbajtur konfidencial, duke mos i dhënë mundësi Kuvendit, shoqërisë civile, medias, akademikëve dhe sipërmarrjes që të jenë realisht pjesë e këtij procesi.
Sot jemi në një situatë paradoksale, ku nga njëra flitet për ‘kutiza të plotësuara’ e ‘92 hendeqe të mbushura’, për ‘besimin që kemi fituar nga ana e Komisionit Europian’, e madje se ‘Komisioni flet me vendet anëtare të BE-së në emrin tonë’; dhe nga ana tjetër, flitet për ‘bllokim të procesit’, duke u bërë zëdhënës të shqetësimeve të vendeve anëtare të BE-së. Për të perifrazuar psikologun e famshëm amerikan Herbert Simon, ky lloj informacioni krijon varfëri të vëmendjes.
Në mes të procesit të bisedimeve për anëtarësim në BE ka nisur edhe një fushatë informimi. Mirëpo, askush nuk po merr mundimin të shpjegojë se si standardet europiane po përkthehen në mirëqeverisje e progres shoqëror. Përkundrazi, komentohet ndërveprimi mes Komisionit dhe vendeve anëtare të BE-së, sikur të ishim spektatorë dhe jo protagonistë të fatit tonë. Ndërveprim, që ka ndodhur edhe në të shkuarën për nisjen dhe përfundimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit; për rekomandimin për statusin e vendit kandidat; për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Flitet në emër të Komisionit apo vendeve anëtare të BE-së, në mungesë të një analize të vërtetë për sfidat e panumërta që kemi përpara. Nuk ka asnjë diskutim se si e përmes cilave reforma do të bëhet Shqipëria një shtet modern europian në kuptimin e sundimit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror.
Jemi rifutur në rrethrrotullimin e akuzave të ndërsjella politike duke shfaqur mungesë kapaciteti korrigjues për vonesat që në shumë raste i shkaktojmë vetë. Edhe sot, kur për shkak të gjeopolitikës, dera e anëtarësimit në BE është hapur, e kemi të vështirë të kuptojmë se në këtë proces qeveritë kanë barrën kryesore, por përgjegjësia e klasës politike është e përbashkët. Ndërsa merita është vetëm e shqiptarëve që nuk kanë asnjë mëdyshje për rrugën europiane.
Në vend që të flasim për kapituj, kutiza, hendeqe, masa, apo ta përshkruajmë BE-në si një ndërtesë dykatëshe, ku në katin e parë vendos Komisioni e në katin e dytë vendosin vendet anëtare, dhe jo siç parasheh traktati i saj, na duhet një debat i vërtetë se si përmes ushtrimit të këtij procesi shtetkonsolidues do të garantojmë garën në jetën publike; integritetin e jetës politike; se si do të luftojmë metastazat e korrupsionit e krimit të organizuar në jetën publike dhe në sektorët kritikë të ekonomisë; se si do t’i japim fund modeleve të pandëshkueshmërisë; se si do të ndërtojmë një administratë mbështetur te merita e në shërbim të publikut; se si do të garantojmë autonimë e të zgjedhurve vendor, decentralizimin e kompetencave dhe shërbimeve për të forcuar kohezionin e komuniteteve; se kur shkollat tona do të jenë vatra të dijes dhe pjesë e rrjeteve të kërkimit europian; se si do të frenojmë ritmin e lartë të emigrimit dhe kur do të flasim për rritjen e popullsisë; se kur sipërmarrësit tanë do ta masin suksesin në bazë të riskut të marrë apo inovacionit dhe jo vetëm përmes tenderave të buxhetit të shtetit; se kur punëtorët do të ndjehen të shpërblyer për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik; se kur do të garantohet shenjtëria e pronës; se si do ta çlirojmë garën në ekonomi për çdo lekë që del nga buxheti i shtetit apo euro që vjen nga BE-së, duke zbatuar rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës së ndershme; se kur do të garantojmë cilësinë e ushqimeve që hamë; se kur do t’i japim kapitalizmit një fytyrë sociale duke rritur bazën e mirëqenies e ndarë në mënyrë të drejtë burimet dhe pasurinë e përbashkët; dhe kur do të flasim për një ekonomi që bazohet tek dija.
Natyrisht, lista e mësipërme nuk është shterruese. Por, ilustrim i faktit se pritshmëritë e njerëzve nuk mund të “ushqehen” me kapituj. Me pak fjalë, duhet të jemi në gjendje të ndërlidhim progresin në letër me realitetin e përditshëm. Debati duhet të përqendrohet tek mbrojtja e interesit të ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare, tek sektorët që mund të kenë avantazh krahasues me ekonomitë e tjera. Të gjitha grupet shoqërore duhet të kyçen në këtë proces. Debati duhet të jetë për cilësinë dhe shpejtësinë e procesit të anëtarësimit në BE. Për standardin e jetës së përditshme. Për punët e Shqipërisë.

Të Lidhura

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –

nga 27
22:03 | 08/04/2026
0

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida...

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –

nga 27
21:54 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet pasi nuk i ka...

Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur –

Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur –

nga 27
20:43 | 08/04/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të...

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës –

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës –

nga 27
20:29 | 08/04/2026
0

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Egnatias dhe Elbasanit nuk prodhoi fitues, me takimin që u mbyll me...

Para
E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë –

E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –

22:03 | 08/04/2026
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –

21:54 | 08/04/2026
Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur –

Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur –

20:43 | 08/04/2026
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës –

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës –

20:29 | 08/04/2026
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:17 | 08/04/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –
  • U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –
  • Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur –
  • Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës –
  • Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues
  • E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë –
  • U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com