Kryedemokrati Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e radhës të grupit parlamentar të PD-së mbajtur këtë të mërkurë në selinë blu.
Berisha sulmoi qeverinë Rama për angazhimin e patronazhistëve dhe ata që i quan “sahanlëpirësit e tij” në studio televizive që sulmojnë opozitën për qëndrimet që mban.
Berisha veçoi Sokol Ballën “Sokol Ballukun”, si anëtar tashmë i organizatës kriminale të Belinda Ballukut.
Ai theksoi se përveç patronazhistëve, qeveria ka përdorur gjithashtu eksponentë të tjerë për të manipuluar situatën, për të fshehur aktet e paprecedentë të vjedhjes dhe për të favorizuar individë të përfshirë në skandale, duke përmendur rastin e vartësve të Lali Vjedhësit të emëruar në pozicione drejtuese në institucione shtetërore.
Deklarata:
Edi Rama, në fushatën e tij të mashtrimit, ka mobilizuar dhe po mobilizon, thashë përveç patronazhistëve, por edhe sahanlëpirësit e tij me në krye Sokol Ballukun që është edhe anëtar kryesor i grupit të strukturuar kriminal, por jo i vetëm, aktiv në trillime dhe mashtrime janë edhe të tjerë, të cilët nga mëngjesi gjer në darke sulmojnë qëndrimet e opozitës, sulmojnë opozitën vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën.
Dëshmojnë një amoralitet të plotë, flasin për sistem demokratik. Imagjinoni ju se gjer ku arrijnë.
Përpiqen që me sulmet e opozitës të sfumojnë aktet të paprecedentë në histori të vjedhjes dhe përdorimit të mandateve të krimit për mbrojtjen nga vjedhja të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.
Përpiqen të varrosin aferën Balluku.
Tani po punojnë për të vendosur paqe edhe me Lali Vjedhësin.
I çuan drejtor një nga eksponentët e 5D-ve.
Pasi e rrihnin në burg, tani i çuan vartësin e tij drejtor në burg. Patronazhistin Kupi.










