Kriminelë shqiptarë, përfshirë edhe ata që kanë mbërritur me gomone të vogla, po dënohen me burg me një ritëm prej një personi çdo dy ditë.
Sipas ‘The Telegraph’, gjatë tre muajve të parë të vitit, rreth 63 shqiptarë u dërguan në burg me një total prej 207 vitesh dënim.
Shqiptarët përbëjnë 9 për qind të të gjithë të burgosurve në burgjet britanike, ndërsa besohet se shumë prej tyre kanë hyrë ilegalisht duke kaluar Kanalin për të hyrë në Britani.
Vendi ballkanik ka përqindjen më të lartë nga 10,376 shtetasit e huaj që mbahen në burgje në Angli dhe Uells, i ndjekur nga Irlanda dhe Polonia, të dyja me nga 7 për qind.
Veprat penale të lidhura me drogën dhe vjedhjet përbëjnë një pjesë të madhe të dënimeve të dhëna nga janari në mars, por një individ u shpall fajtor për vrasjen e foshnjës së tij tre muajshe.
Çdo i burgosur i kushton taksapaguesit 60,018 paund në vit për t’u mbajtur në burg, pothuajse 800 milionë paund nëse të gjithë kryejnë të plotë dënimet e tyre.
Klevi Pirjani u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit të tij tre muajsh.
Rritja e numrit të shtetasve shqiptarë që dënohen me burg i është atribuar rritjes së mbërritjeve me gomone në vitin 2022, kur një rekord prej 12,551 personash mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar.
Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) thanë në atë kohë se një “numër i konsiderueshëm” shqiptarësh në Mbretërinë e Bashkuar kishin hyrë ilegalisht për të punuar në ekonominë “gri”, ose për banda kriminale të drogës, dhe po dërgonin “qindra milionë paund” në Shqipëri çdo vit.
NCA tha se tërheqja e ekonomisë gri, e cila i nxit emigrantët të punojnë në ndërtim dhe hoteleri ose në lavazhe dhe berberhane për 100 paund në ditë, ishte “mjaft dërrmuese” për shqiptarët më të varfër.
Mes atyre që u dënuan në mars ishin dy vëllezër shqiptarë, Kreshnik dhe Vitlum Hasanaj, të cilët morën secili nga pesë vite burg për furnizim në shkallë të gjerë të kokainës në Maidstone, Kent, përmes një numri të dedikuar telefoni të njohur si “Vito line”.
Trafikanti i drogës Henri Nikolli, 19 vjeç, u dënua me gjashtë vite e tre muaj burg pasi iu gjetën disa armë të konvertuara, si dhe mbetje të një ferme kanabisi në shtëpinë e tij në Potters Bar, Hertfordshire.
Henri Nikolli
Mes të dënuarve ishte edhe një grup prej pesë burrash shqiptarë të lidhur me më shumë se 40 vjedhje në Midlands dhe në veri të Anglisë, ku u vodhën më shumë se 1 milion paund pasuri, përfshirë bizhuteri, çanta dizajnerësh, ora dhe para në cash.
Muajin e kaluar, Klevi Pirjani u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit të tij tre muajsh, Miguel. Skanimet treguan se foshnja kishte pësuar një frakturë të kafkës dhe dëmtime të tjera në javët para vdekjes.
Shtetasit e huaj që dënohen me 12 muaj ose më shumë burg marrin automatikisht urdhër dëbimi pasi futen në burg.
Ligje të reja të propozuara nga Laburistët do të bëjnë që disa të burgosur të dëbohen sapo të dënohen. Sipas rregullave aktuale, ata mund të largohen pasi të kenë kryer vetëm 30 për qind të dënimit.
Në kuadër të një marrëveshjeje të përshpejtuar me Shqipërinë, qeveria organizon fluturime dëbimi drejt vendit ballkanik pothuajse çdo javë. Javën e kaluar, 50 kriminelë dhe azilkërkues të refuzuar u larguan, me dënime totale prej gati 70 vitesh.
“Unë u zotova të rris dëbimet e emigrantëve të paligjshëm, dhe ne e kemi bërë këtë.Pothuajse 60,000 emigrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj janë larguar ose dëbuar, por duhet të shkojmë më tej. Do të bëj gjithçka që duhet për të rikthyer rendin dhe kontrollin.”, tha ministrja e Brendshme britanike, Shabana Mahmood në një postim në X.