Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një finale e parakohshme e turneut, pasi të dy skuadrat janë mes pretendenteve kryesore për ta fituar atë.
Madrilenët, edhe pse nuk duken në vitet e tyre të arta, kanë bërë gjithmonë mirë në Ligën e Kampioneve dhe në një klasike ndaj Bajernit, do të përpiqen përsëri të tregojnë dominimin. Ndërsa bavarezët po kalojnë një moment të jashtëzakonshëm në kampionat dhe do të kërkojnë ta përsëritin atë edhe në Europë ku qartësisht kanë synime që të bëjnë të tyrin trofeun.
MADRID-BAJERN MYNIH 0-1
41′ Luis Diaz 46′ Kane
41’ GOOOL BAJERN MYNIH! Aksion i shpejtë me kombinime mes Kejn e Gnabri, teksa ky i fundit gjen pasimin për Luis Diaz. Sulmuesi nuk e ka të vështirë të mposhtë Lunin. (VIDEO)
46’ GOOOL BAJERN MYNIH! Madrilenët humbin topin në mesfushë dhe pas vetëm pak sekondash në pjesën e dytë ndëshkohen nga gjuajtja e Kejn. (VIDEO)










