I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro –

21:48 | 07/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në Durrës, që njihej si (Loshka), është bërë shkak për ballafaqimin e dy bashkëpunëtorëve të SPAK, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej.

Dy bashkëpunëtorët kryesorë të SPAK, Dumani dhe Alibej, kanë konfirmuar deklarimet dhe qëndrimet e tyre që kanë dhënë gjatë fazës së hetimit, duke i qëndruar versionit të deklaruar në këtë fazë.

Të dy të penduarit i kanë qëndruar besnik deklaratave të dhëna në prokurori dhe gjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme, duke konfirmuar faktin se Elvis Dedaj është vrarë nga miku i tyre Henrik Hoxhaj dhe këtë gjë, sipas tyre, ia ka pranuar vetë Henrik Hoxhaj.

Nga ana tjetër, vetë i pandehuri Henrik Hoxhaj ka mohuar të ketë marrë pjesë në vrasjen e Elvis Dedaj në Durrës, por ka pranuar të kishte vepruar si vrasës me pagesë në disa vrasje të tjera.

Ndërkohë, në deklarimin e muajit korrik 2023, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë shpjegime lidhur me vrasjen e Bujar Çelës, të cilën ai e kishte financuar në vlerën 60 deri në 70 mijë euro.

Ndër të tjera, Erjon Alibej ka deklaruar se: “…për ngjarjen e vrasjes së Bujar Çelës dua t’ju sqaroj se Nuredin Dumanit, shumën e saktë nuk e mbaj mend, por i kam dërguar rreth 60.000 euro apo 70.000 euro. Këtë shumë parash ia kam dërguar Nuredinit me anë të Arsen Preçit, por vendndodhjen nuk e mbaj mend se ku i ka marrë Nuredini. Vendndodhjen e di saktësisht Nuredin Dumani. Nuk jam shumë i sigurt nëse këtë shumë parash e ka marrë vetë Nuredin Dumani apo ka dërguar Besin dhe Verin. Dua të jap një sqarim në lidhje me Bujar Çelën që nuk e kam dhënë më përpara. Për Bujar Çelën, bashkë me Nuredinin fillimisht patëm planifikuar që arma që u përdor tek vrasja e Emiljano Ramazanit, do të futej brenda tek shtëpia e Bujar Çelës, e mbështjellë me një qese ose çantë, ose diçka që Bujar Çela e kishte prekur me dorë. Shtëpinë e Bujar Çelës, me aq sa më ka treguar Nuredini, është shtëpi private, që ka një avlli përpara shtëpisë, dhe shtëpia bashkë me avllinë është e rrethuar me mur. Shtëpia e Bujar Çelës është dykatëshe, ndodhet në Bradashesh, mbrapa nënstacionit elektrik. Pasi bëmë këtë plan, në ditët në vijim i kisha thënë Xhuljan Hoxhës që të gjente diçka që Bujar Çela kishte prekur me dorë. Nuk mbaj mend mirë, por në afërsi të shtëpisë së Bujarit ai kishte dhe një pikë shumice ushqimore, nuk jam i sigurt nëse e kishte në pronësi Bujari ose jo. Duke qenë se po kalonin ditët dhe akoma nuk kishim arritur që të kishim një qese apo çantë që kishte prekur Bujari me dorë, Nuredini për Bujarin më thotë:

“…ky rob q** duhet vrarë, sepse Talo këtë ka krahun e tij të djathtë, Talo me këtë flet gjatë gjithë kohës, dhe Talo, Bujarin e ka pikë të dobët. Mban mend si tha Eli që kishte shkuar Eli tek shtëpia e Bujarit herë pas here sepse donte Talo të fliste me Bujarin me anë të telefonit të kriptuar të Elit. Dhe po vramë Bujarin, Talo me shumë mundësi do bëhet i gjallë tek Festa…”.

Më tej, Erjon Alibej ka rrëfyer se në komunikime me Nuredinin, ai më ka shpjeguar që në lidhje me lëvizjet e Bujar Çelës, informohej edhe nga Elio Bitri. Kjo pasi Elio Bitri vazhdonte që të ishte shumë i afërt me Talo Çelën dhe njerëzit e afërt me Talo Çelën.

Një ditë më thotë Nuredini mua:

“…po si mendon ti për armën…? Unë kam një mendim që armën t’ia vëmë Seit Manahasës, sepse edhe ai është i përlyer…”, unë i them: “pooo! Meqenëse e mendon kështu…”. Dhe armën që është përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit ia vendosëm Seit Manahasës. Ditën e vrasjes së Bujar Çelës, në mëngjes herët, në radio policie kam dëgjuar për çfarë kishte ndodhur. Atë ditë në mëngjes më ka marrë në telefon edhe Agim Lleshi dhe më ka pyetur: “…Erjon, si je? Je në gjumë…?”, i them unë: “po, jam në gjumë. Pse, çfarë ka…?”, më thotë: “…po shkoj në një vendngjarje se kanë vrarë vëllain e Talo Çelës…”, i them unë Agim Lleshit: “A nuk janë vrarë të gjithë me radhë, me farë e me fis, çfarë kanë ata…”.

Dua të shpjegoj se unë kam pasur një radio me frekuencat e policisë së shtetit për një kohë të gjatë. Këtë radio ma ka pas dhënë Genc Tafili që kur isha në kërkim për plagosjen e Xhoni Rustës.

Këtë radio nuk e kam më, sepse është prishur. Për vrasjen e Bujarit e dëgjova në radio, direkt pas ngjarjes. Pasi dëgjova ngjarjen në radio, menjëherë pasi kishte ndodhur, komunikoj me Nuredinin e pyes: “…ku je…?”, sepse sa u dha në radio tani, nuk e mbaj mend mirë vendin që më thotë, por mbaj mend që ishte shumë larg nga vendi që kishte ndodhur ngjarja.

Unë i them Nuredinit tani sa u tha në radio, dhe besoj se e ke rrugën komplet bosh. Dua të shtoj që atë ditë Nuredini ishte rrugës duke shkuar për në Fushë-Krujë, bashkë me Besin dhe Verin, ku nuk di më gjatë sesa ka qëndruar aty, pasi të nesërmen pas vrasjes së Bujar Çelës, mua më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë arrestuar për ngjarjen e Emiljano Ramazanit.

Gjithashtu, dua të shtoj se Arsen Preçi e njihte Nuredinin dhe familjen e Nuredinit, por nuk ka pasur dijeni se me çfarë merrej Nuredini, dhe as nuk i kam shpjeguar asnjë gjë në lidhje me Nuredinin.

Dhe për këtë shumë lekësh nuk ka pasur dijeni se për çfarë unë po ia dërgoja Nuredinit./ Nga Elton Qyno

Të Lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

nga 27
23:30 | 07/04/2026
0

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

nga 27
23:16 | 07/04/2026
0

Arsenali mori një fitore të rëndësishme në Lisbonë, pas triumfit 0-1 përballë Sportingut në frymën e fundit të takimit. Skuadrat...

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

nga 27
23:04 | 07/04/2026
0

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”,...

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

nga 27
22:15 | 07/04/2026
0

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Para
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

23:30 | 07/04/2026
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

23:16 | 07/04/2026
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

23:04 | 07/04/2026
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

22:15 | 07/04/2026
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

22:02 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –
  • Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –
  • Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –
  • Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –
  • I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com