Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në takimin me përfaqësuesit e qeverisë u përballën me fermerët që vijonin protestën në para Ministrisë së Bujqësisë.
Mes toneve të ashpra, ata u janë drejtuar me akuza dhe pyetje të drejtpërdrejta, duke kundërshtuar pranimin e shumës prej 120 mijë lekësh të vjetra për lopë dhe duke kërkuar që përfaqësuesit të zbrisnin për t’u përballur me ta.
Në takim pati dakordësi për; respektimin e ligjit të etiketimit; taksim shtesë me 10% për vajin e palmës, hirrës dhe qumështit; analizim të çdo produkti me origjinë shtazore nga importi.
Pjesë nga diskutimi mes fermerëve:
Fermerja: Unë ty s’të njoh… atëherë çfarë premtimesh u dha?
Fermeri (ishte pjesë e takimit me ministrat): Nafta…
Fermerja: Sa është për krerë?
Fermeri: 120 mijë lekë të vjetra për lopë
Fermerja: Ça është kjo 120 mijë lekë të vjetra për lopë?
Fermeri: Tani çfarë të bëjmë, ne nuk e ndryshojmë dot
Fermerja: Zbrit poshtë të pështyj surratit, thuaji. Zbrit poshtë, ytan.
Fermeri: Çfarë t’ju them unë? Unë jam si ju
Fermerja: Pse pranove?
Fermeri: Ishim 10 veta.
Fermerja: Pse nuk është lufta për rajonin? Nuk dua 120 mijë lekë. Nuk mban më, nuk mban më o vëlla.
Fermeri: Nëse nuk i mbajnë premtimet do vijojmë sërish.
Fermerja: Një lindje lope do 5000 lekë veterineri, një sëmundje 100 mijë lekë, këta na japin 120 mijë lekë. Me kë tallen?
Fermeri: Të lutem…
gijotina.com/










