Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”, në vendin e quajtur Novoselë.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi 24-vjeçar Albi Hoxha.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po punohet për të verifikuar nëse në automjet ndodheshin edhe persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.








