Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI NGA GJAKOVA u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytezën Soob.
Sipas mediave austriake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18.30 minuta. Autori i krimit është një 47 vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ndodhet në paraburgim.
Gruaja e pajetë u gjet në kopshtin e shtëpisë me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit, ndërsa një pistoletë 9 mm është gjetur në vendgjarje.
Trupi i viktimës po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar
shkakun e vdekjes. Çështja është në duart e prokurorit publik.
Sipas gjetjeve fillestare nga zyra e prokurorit, hetimet janë shtrirë në pistën e mosmarrëveshjve familjare. Nga martesa mes tyre fëmijët kishin katër fëmijë së bashku.
gijotina.com/










