Sulmuesi Marvin Çuni ka gjetur më në fund rrugën e rrjetës me skuadrën e Barit në Serinë B, në triumfin 3 me 1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Modenës.
24-vjeçari e nisi nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 69-të, në vend të Monçinit. Vetëm 11 minuta i mjaftuan në fushë shqiptarit për të ngritur shifrat në 3 me 0.
Golin e nderit miqtë nga Modena e realizuan në minutën e 90-të me Ambrosionon.
Për Çunin ky ishte goli i parë me fanellën e Barit, në ndeshjen e tij dhjetë, teksa më herët ka qenë pjesë e Sampdorias, Rubin Kazanit, Frosinones, Sarbrucken, Paderborn, Grasaspaç dhe Bajern U19.
24-vjeçari gjithashtu numëron edhe 1 paraqitje me fanellën e Kombëtares shqiptare. Për sa i përket Barit, kjo fitore i ngjiti bardhekuqtë në vendin e 17-të, me 34 pikë.
gijotina.com/










