Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se veprat penale për të cilat akuzohet Abule, nuk janë kompetencë e GJKKO. Gjithashtu ajo ka kërkuar dhe gjykim të shkurtuar.
Romina Zano: Kemi kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim, Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit të përbashkët do të cënonte qartësinë e procesit për klientin tim. Vepra penale për të cilën akuzohet Elman Abule lidhet me një gjykatë të një juridiksioni tjetër dhe jo të Gjykatës së Posaçme. Pra, ndryshe, kompetenca lëndore duhet të kalojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë të pavarura nga të pandehurit e tjerë.
Shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së ka kërkuar dhe mbrojtja e Klotilda Bushkës, pasi ajo nuk është më deputete. Avokati Henrik Ligori ka kërkuar dhe pushimin e çështjes.
Avokati Henrik Ligori i Klotilda Bushka: Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Kërkesa e dytë: kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarimin e moskompetencës për këtë çështje, si dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca.
E njëjta kërkesë, për shpalljen e moskompetencës për gjykim nga GJKKO ka ardhur dhe nga avokati i biznesmenit Mirton Likaj – shoqëria Lani sh.p.k, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Gjykata ka kërkuar dhe prezencën e policit të burgut të Durrësit, Fatjon Baci, i cili është shoqëruar nga Policia e Burgjeve për në Gjykatën e Posaçme. Baci akuzohet se i dha telefonin e tij kryebashkiakut Veliaj gjatë një shoqërimi për në GJKKO. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të Bacit, Artan Simoni.
Gjykata i cakton Bacit një tjetër avokat kryesisht, Pranvera Docin, për shkak se Artan Simoni kishte njoftuar se deri më datë 4 prill nuk do të mund të ishte i pranishëm në seancë. Në këtë moment ka ndërhyrë avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia teksa thotë se caktimi i një avokati tjetër që nuk është i njohur me dosjen, nuk garanton zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, por sjell zvarritjen dhe për të pandehurit e tjerë.
Maks Haxhia: Jam legjitimuar te ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo ? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doci e caktuar kryesisht për Fatjon Bacin. Duam të bëjmë proces jo sa për te pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj unë. Sepse po bëhet qesharak procesi.
Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?
Sakaq, GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit nga seanca e kaluar e mbajtur më 1 prill deri më sot, për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Elban Abule. ta janë të vetmit nga 30 të pandehur, përfshirë shoqëritë, me masa sigurie, Veliaj arrest në burg, dhe Abule, në shtëpi.
Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Të pandehurit që kërkojnë gjykim të veçuar
Elman Abule
Fatmir Bektashi
Mirton Likaj
Adela Kondakçiu
Fatjon Barci
Frosina Bollo
Klotilda Bushka
gijotina.com/








