Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë.
E reja ajo që ka humbur kontrollin e mjetit, teksa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
gijotina.com/










