Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg –

12:04 | 02/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëri e re, Revolucion –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim të pandehurin Marim Leka, i shpallur fajtor për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Marim Leka ishte akuzuar për blerje votash për Partinë Demokratike në 2025. Sipas hetimeve, Marim Leka i ka kërkuar dhe marrë  Muharrem Toskës kartën e identitetit kundrejt premtimit të një shume prej 50’000 lekë, me qëllim për të favorizuar Partinë Demokratike në zgjedhje.

Sipas vendimit nr. 27, datë 1 prill 2026, gjykata fillimisht caktoi një dënim prej 1 vit e 9 muaj burg, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u përcaktuar përfundimisht në 1 vit e 2 muaj. Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit ose ndalimit të tij.

NJOFTIMI I GJKKO
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 75, të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Marim Leka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit,
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, me vendimin nr.
27, datë 01.04.2026 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, në zbatim të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Marim Leka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim, vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit apo ndalimit të tij. Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës, një cd me mbishkrimin “Nr.Marim
Leka-M.T”, me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambjentale të zhvilluara midis të pandehurit Marim Leka dhe shtetasit M.T të asgjesohen pasi vendimi të marrë formë të
prerë.

Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

gijorina.com/

Të Lidhura

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

nga 27
23:24 | 07/06/2026
0

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi “Dëshmorët e...

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

nga 27
22:52 | 07/06/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje”...

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

nga 27
22:16 | 07/06/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

nga 27
21:30 | 07/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=maBTZiXoavk Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy...

Para
Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë… –

Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

23:24 | 07/06/2026
Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

22:52 | 07/06/2026
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

22:16 | 07/06/2026
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

21:30 | 07/06/2026
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –
  • Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –
  • Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com