Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë –

16:40 | 01/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

Ndërhyrja e qeverisë përmes një bordi synon vetëm parandalimin e abuzimeve, por nuk shmang peshën që çmimet e rritura të karburantit kanë mbi kostot në sektorë të ndryshëm. Transporti është ndër më të prekurit në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Por cila eshte zgjidhja?

Me vitin 2024, u deklarua nga qeveria projekti për transportin e gjelbër në Tirane, qe do të transformojë tre linjat kryesore në qytet Kombinat -Kinostudio, Tirana e Re dhe Unaza. Nga flota e re e autobusëve do të përfitonin  rreth 600 mijë qytetarë që përdorin çdo ditë urbanin për të lëvizur. Flota e autobusë do jishte tërësisht e re dhe ndalonte në 145 stacione.

Jo vetem qe porjekti nuk u zbatua, por nuk po flitet me per “transportin e gjelber”. C’ndodhi? Qeveria ne presionin e klienteles se saj, e ka arkivuar projektin dhe po shikon te mbushe me nafte rrangallet e ketyre sipermarresve te pangopur!

Dy ministrat e qeverisë, Delina Ibrahimaj dhe Enea Karakaçi u takuan sot me përfaqësues të Shoqatës së Transportit. Sipas këtyre të fundit premtimi është për riaktivizimin i një skeme që qeveria aplkoi gjatë krizës së luftës në Ukrainë.

Skema e vitit 2022 parashikonte një  kompensim prej 100 lekësh për litër karburanti për linjat qytetase dhe ndërqytetase.

“Me mbledhjen e parë të qeverisë na u premtua se do të diskutohet dhe miratohet. Ndoshta vlera mbetet për t’u diskutuar, ndoshta mund të jetë edhe më shumë për shkak të rritjes të vazhdueshme të çmimit të karburantit. Kjo mbetet për t’u diskutuar dhe miratuar”, tha kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kostandin Foni.

Ai sqaroi gjithashtu se, nëse miratohet, skema mund të ketë efekt prapaveprues, duke përfshirë edhe karburantin e konsumuar gjatë këtij muaji.

“Atëherë në momentin që miratohet kjo mund të marri dhe veprim prapaveprues. Pra në rast se miratohet mund të merret parasysh dhe litrat e karburantit të muajit mars. Pra mund të afektohet edhe pjesa e marsit që të cilët operatorët e kanë blerë këtë karburant”, tha Foni.

Me nisjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, siç shprehen përfaqësuesit e operatorëve të transportit, nafta është shtrenjtuar me afro 70 lekë.

“Fatura e fundit që çmimi i karburantit ka qenë në çmime normale ka qenë 145 për litër. Aktualisht sot që ne flasim është 210 dhe diferenca e çmimit është ndjeshëm 60 deri në 70 lekë për litër. Krahas çmimit të rritjes së karburantit kemi dhe rritjen e çmimeve të produkteve të cilat këto mjete marrin pjesët për amortizimi e tyre. Pra është rritur me rreth 25-30% për shkak të rritjes së transportit të importit të këtyre të këtyre mallrave”, shpjegoi ai.

Nëse nuk do të zbatohet operatorët e transportit paralajmërojnë se “do të arrijnë në reduktimin e mjeteve. Më pas nëse përsëri nuk do të ketë një lloj reagimi ndoshta dhe në një kapitullim apo mbyllje të të autobuzave”, tha Foni.

Megjithatë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi nuk u shpreh me të njëjtën entuziazëm në lidhje me këtë takim.

“Ne e dimë që gjatë vitit 2022 janë marrë disa akte subvencioni për sa u përket shoqërive të transportit interurban dhe urban. Një element i tillë po diskutohet përsëri pavarësisht se jemi akoma në fillimet e veta, kur e kemi miratuar në vitin 2022 e kemi miratuar mbas disa muajsh që çmimi ishte rritur dhe në nivel shumë më të lartë se sa aktualisht”, tha Karakaçi.

Ndërkohë është paralajmëruar një tjetër takim me përfaqësuesit e qeverisë dhe shoqatës së transportit për të martën e ardhshme.

gijotina.com/

Të Lidhura

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

nga 27
09:08 | 06/06/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së shtunës, pranë një banese në qytetin e...

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

nga 27
08:56 | 06/06/2026
0

Protesta kundër investimit në Zvërnec po përhapet dhe në diasporë. Ditën e sotme, e shtunë 6 qershor, shqiptarët kanë njoftuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 06/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

nga 27
08:06 | 06/06/2026
0

Arben Malaj, një prej figurave kryesore në PS për të paktën dy dekada, ka refuzuar kategorikisht çdo lloj vlerësimi nga...

Para
Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4 –

Rama i thotë "Jo" në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 06/06/2026
Skandali Porto Romano/ Ish-ministri i PS, Arben Malaj ngre dyshime mbi termin ‘anulim tenderi’ –

Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –

08:06 | 06/06/2026
Kryeministrër që vetëm gënjen –

Kryeministrër që vetëm gënjen –

07:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Është i babëzitur, për pushtet absolut po vret të ardhmen e Shqipërisë –
  • Kryeministrër që vetëm gënjen –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com