Qindra tifozë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për të ndjekur nga afër dhe për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Turqisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Aktualisht, shumë prej tyre ndodhen në pikën kufitare të Vërmicës, në anën kosovare të doganës, ku po presin për të hyrë në Kosovë dhe për të vijuar udhëtimin drejt Prishtinës.
Prania e madhe e tifozëve nga Shqipëria edhe në këtë sfidë dëshmon edhe një herë lidhjen e fortë shpirtërore dhe sportive mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit, duke e kthyer këtë ndeshje në një festë të përbashkët kombëtare.
Nderkohe, pak orë para ndeshjes, në Prishtinë atmosfera është elektrizuese. Që në orët e para të mëngjesit, në qytet kanë mbizotëruar flamujt, ndërsa dëgjohen edhe këngë patriotike të ndryshme.

gijotina.com/










