Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Ermal Kurtulaj për zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se ka probleme shëndetësore.
Ai ndodhet në burg prej 4 korrikut 2024 kur u arrestua me urdhër të SPAK për dosjen e abuzimeve me fondet e BE në SASPAC.
Po ashtu, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk po heq dorë nga insistimi për zbutje të masës së sigurisë.
Mësohet se ish-ministri ka ofruar garanci pasurore 2 mln lekë, ndërsa Gjykata e Posaçme shtyu për në datën 7 prill shqyrtimin e kërkesës për lirimin nga qelia të tij.
SPAK ka kërkuar kohë që të njihet me të gjitha pretendimet e mbrojtjes.










