Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’ – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’ –

10:33 | 31/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

Është hakeruar faqja e KLGJ –

Shqipëria nuk ka një dokument të vetëm strategjik që të adresojë në mënyrë të integruar fenomenin e moshimit të popullsisë, ndërsa trajtimi i kësaj sfide mbetet i shpërndarë në strategji sektoriale. Ky është një nga gjetjet kryesore të auditimit të Kontrollit të Lartë i Shtetit me fokus “Planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”.

Sipas auditimit, kjo mungesë e një plani gjithëpërfshirës dhe ndërsektorial ka bërë që politikat të mos jenë të koordinuara si duhet, objektivat të mos kenë nivel të lartë zbatimi dhe procesi i monitorimit të ketë probleme në matjen e saktë të arritjes së tyre.

Raporti nënvizon se, pavarësisht politikave të miratuara, treguesit demografikë kanë vijuar të përkeqësohen. Mosha mediane në Shqipëri është rritur nga 32.6 vjeç në vitin 2011 në 38.8 vjeç në vitin 2023, për të vijuar më tej në 43.5 vjeç në vitin 2024 dhe 44.3 vjeç në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, lindshmëria ka rënë me rreth 72% nga viti 1990 deri në vitin 2024, ndërsa migracioni neto është përkeqësuar nga -15,030 persona në vitin 2018 në -32,497 persona në vitin 2022.

KLSH vlerëson se këta tregues dëshmojnë se politikat aktuale nuk kanë sjellë ndikim real në përmirësimin e situatës demografike dhe se vendi duhet të hartojë e zbatojë politika të drejtpërdrejta në perspektivë afatgjatë, duke pranuar se ndryshimet në punësim, lindshmëri, migracion, mbrojtje sociale dhe zhvillim ekonomik kërkojnë dekada për të prodhuar efekt të qëndrueshëm.

Në aspektin buxhetor, raporti evidenton se nga Programi Social vlera e produktit “Të moshuar të trajtuar me shërbime të përkujdesit” është rritur nga 174,087 lekë në vitin 2021 në 240,803 lekë të planifikuara për vitin 2025. Po ashtu, Programi Buxhetor Afatmesëm 2025–2027 ka parashikuar një rritje të vlerës së “Programit të Përkujdesit Social” nga viti 2025 në vitin 2027 në masën 344,242 lekë. Megjithatë, KLSH-ja thekson se rritja e financimit nuk mjafton, nëse mungon një qasje e bashkërenduar dhe një sistem i qartë objektivash e treguesish që matin ndikimin real të politikave.

Raporti sjell shembuj konkretë të zbatimit të dobët të objektivave. Sipas Planit Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin 2020–2024, objektivi për krijimin e mjediseve motivuese në punë për personat para daljes në pension dhe nxitjen e të mësuarit gjatë gjithë jetës nuk ka funksionuar.

Nga verifikimi, modeli i “Universitetit të Moshës së Tretë” nuk është ngritur dhe asnjë nga 10 kurrikulat e planifikuara nuk është miratuar. Edhe pse janë zhvilluar disa kurse formimi profesional nga AKPA, pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, me vetëm 100 persona mbi 65 vjeç të përfshirë nga 1000 të synuar.

KLSH-ja evidenton gjithashtu se Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023–2030 e njeh plakjen e popullsisë si sfidë për tregun e punës dhe kërkesën për aftësi, por kjo njohje mbetet në nivel vizioni dhe nuk shoqërohet me tregues të matshëm për grupmoshën mbi 55 vjeç.

Në dokumentet strategjike, përfshirë planin e veprimit dhe raportet e monitorimit për vitet 2023 dhe 2024, nuk ka tregues të dedikuar për punësimin, rikualifikimin apo përfshirjen e kësaj grupmoshe.

Sipas të dhënave të AKPA për periudhën 2020–2025, vetëm 596 persona mbi 50 vjeç janë përfshirë në Programin e Punësimit, 358 në Formim në Punë, 45 në Vetëpunësim dhe 18 në Riintegrim Social, çka tregon përfshirje shumë të kufizuar të kësaj grupmoshe në programet aktive të tregut të punës.

Në përfundim, raporti paralajmëron se Shqipëria jo vetëm që do të tkurret në numër popullsie, por do të ndryshojë ndjeshëm edhe përbërjen e saj moshore dhe gjinore. Krahasimi i piramidave të popullsisë për vitin 2019 dhe popullsisë së projektuar për vitin 2031 tregon rritje të numrit të popullsisë mbi 67 vjeç, ndërsa grupmoshat nën 67 vjeç do të pësojnë tkurrje.

Për KLSH-në, kjo e bën edhe më urgjente hartimin e një strategjie ndërministrore dhe gjithëpërfshirëse, që ta vendosë moshimin dhe çështjet demografike në qendër të agjendës kombëtare, si kusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

Të Lidhura

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

nga 27
13:55 | 31/03/2026
0

Në rrugët që çojnë drejt Kosovës sot nuk udhëtohet thjesht me makina, udhëtohet me zemër. Një lumë i pafund njerëzish...

Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit –

E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –

nga 27
13:43 | 31/03/2026
0

Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar lajmet e fundit në lidhje me ambicien e tij për të garuar si kryetar...

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

nga 27
13:33 | 31/03/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, ku një automjet ka përplasur një grua rreth 57 vjec, teksa ajo...

Është hakeruar faqja e KLGJ –

Është hakeruar faqja e KLGJ –

nga 27
13:29 | 31/03/2026
0

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë reaguar zyrtarisht në lidhje me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ka...

Para
‘Zemra e Dardanisë’/ Kombëtares së Kosovës i kushtohet këngë në ditën e saj historike drejt Botërorit –

‘Zemra e Dardanisë’/ Kombëtares së Kosovës i kushtohet këngë në ditën e saj historike drejt Botërorit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

13:55 | 31/03/2026
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit –

E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –

13:43 | 31/03/2026
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

13:33 | 31/03/2026
Është hakeruar faqja e KLGJ –

Është hakeruar faqja e KLGJ –

13:29 | 31/03/2026
Është hakeruar faqja e KLGJ –

Është hakeruar faqja e KLGJ –

13:27 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –
  • E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –
  • Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –
  • Është hakeruar faqja e KLGJ –
  • Është hakeruar faqja e KLGJ –
  • Meritokracia nuk funksionon, fitorja meritohet kur njerëzit nuk të ndjekin nga frika –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –
  • E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com