Gjykata e Tiranës ka vendosur pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Rigers Sheqeri.
Sipas raportimeve në media, pezullimi i tij është bërë para disa ditëshm ndërsa dyshohet për një skemë abuzimi me lejet dhe ndërtimet në kryeqytet.
Mësohet se masa e sigurisë është vendosur me kërkesë të prokurorit Julian Xhengo, i cili ka paraqitur prova dhe dyshime se Sheqeri ka lejuar ndërtime të paligjshme brenda një kompleksi banimi në pronësi të një ndërtuesi të njohur shtetasit P.C. Ndaj këtij të fundit është caktuar gjithashtu masa e bllokimit të pasaportës, për të penguar largimin nga vendi.
Me të njëjtin vendim, gjykata ka shpallur në kërkim edhe dy inspektorë të IMT-së, duke ngritur dyshime për një rrjet të strukturuar brenda institucionit, i cili në vend të zbatimit të ligjit, mund të ketë toleruar ose favorizuar ndërtime pa leje.
Ndaj Sheqerit rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”.










