Partia Demokratike, Dega Elbasan ka reaguar ndaj pretendimeve të ngritura nga Doris Madhi, e cila u përjashtua nga kjo parti.
Në reagimin e bërë publik në faqen e saj zyrtare, PD Dega Elbasan, thekson se nuk ka qenë e përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në krah të Partisë Demokratike, porse është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik të PSD.
Lidhur me gjetjet e PD, Elbasan, kjo e fundit bën me dije vendimin unanim të kryesisë së degës më 20.01.2026, për largimin e saj nga listat e anëtarësisë, për shkak të shkeljeve të rënda në veprimtarinë e saj si anëtare e PD-së.
PD, Elbasan sqaron se: ‘Ky vendim është i bazuar në parimet e transparencës dhe respektimit të rregullave statutore, dhe bëhet publik për të sqaruar qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë demokratët’.
Deklaratë e Degës së Partisë Demokratike Elbasan
Në lidhje me reagimin e znj. Doris Madhi, sqarojmë opinionin publik se:
- Znj. Doris Madhi nuk ka qenë e përfshirë në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në krah të Partisë Demokratike.
- Ajo është angazhuar maksimalisht në krah të subjektit politik Partia Socialdemokrate (PSD), duke bërë thirrje publike në rrjetet sociale që demokratët të votonin kandidatin e PSD për qarkun e Elbasanit.
- Gjatë procesit të numërimit të votave në Prrenjas, znj. Madhi ka qenë e angazhuar si vëzhguese e PSD.
Në zbatim të Udhëzimit nr. 01, datë 20.01.2026 dhe në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike, kryesia e degës së PD Elbasan ka marrë vendim unanim për largimin e saj nga listat e anëtarësisë, për shkak të shkeljeve të rënda në veprimtarinë e saj si anëtare e PD-së.
Ky vendim është i bazuar në parimet e transparencës dhe respektimit të rregullave statutore, dhe bëhet publik për të sqaruar qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë demokratët.








