Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë –

20:08 | 27/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Të pranohen mendimet ndryshe –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për sigurinë e shtetit dhe raportet e vendit me Serbinë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë takimit në Pallatin Elize, ku u zhvillua takimi me drekë pune, sipas Zyrës së Kurtit, “u theksua roli pozitiv i vazhdueshëm i NATO-s në Kosovë, përkatësisht i KFOR-it, si dhe i misioneve të Bashkimit Evropian”.

“Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan”, u tha në njoftimin e Zyrës së Kurtit.

Gjatë takimit, po ashtu është diskutuar për integrimet dhe sigurinë në Evropë dhe Kurti kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane.

Pretendimet e Vuçiçit para takimit Kurti-Macron

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi në televizionin Prva në Beograd, se kryeministri Kurti mund t’i kërkojë liderit francez plotësimin e ca kushteve “kundër popullit serb”.

Sipas presidentit serb, Kurti ka shkuar në Paris me “dy kërkesa”: që Serbisë t’i vendoset kusht për të mos përdorur kurrë armë kundër shqiptarëve, përkatësisht kundër Kosovës, dhe që NATO-ja të largohet nga zona tokësore e sigurisë, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të mund të shkojë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Vuçiq pretendoi se “agjendën e Kurtit në Paris” e ka mësuar përmes “njerëzve tanë në rrethin e Kurtit”.

Mes tjerash, Vuçiç ka thënë se shpreson që NATO-ja “nuk do t’i mbështesë këto kërkesa dhe jam i sigurt që as Macron nuk do t’i mbështesë”.

“Ky do të ishte sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë sonë, ndaj gjithë Serbisë, dhe jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës për qëndrimin e saj lidhur me pretendimet e Vuçiqit, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Shqetësimet e Kosovës për armatosjen e Serbisë dhe Veriu

Pretendimet e Vuçiqit vijnë në një kohë kur autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim pasi Serbia bleu raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina në fillim të muajit.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 mars se Serbia, përmes këtyre blerjeve, po shfaq “tendenca hegjemoniste” karshi vendeve fqinje.

Rreth një javë më vonë, Kurti e akuzoi Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje më 19 mars në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën.

Ai tha asokohe se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”.

Por, misioni i NATO-s në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë se ato stërvitjet nuk përbënin rrezik dhe se ishte njoftuar paraprakisht nga Beogradi se Forcat e Armatosura të Serbisë do të zhvillonin stërvitje të planifikuara në fshatin Muhovc, pranë kufirit jugor të Kosovës.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK, nuk ka të drejtë të shkojë në veriun e banuar me shumicë serbe, pa e marrë pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.

Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Hera e fundit kur FSK-ja ishte në veri, me pëlqimin e KFOR-it, ishte më 29 korrik të vitit 2025, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një personi që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit.

FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./ REL

Të Lidhura

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

nga 27
23:07 | 27/03/2026
0

Humbja përballë Polonisë i ka dhënë fund ëndrrës së Botërorit për Shqipërinë e cila tashmë duhet të mendojë për Europianin...

Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

nga 27
22:44 | 27/03/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar, Asllan Dogjani ishte sot i ftuar në “Kjo Javë” në...

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

nga 27
22:26 | 27/03/2026
0

Mbrëmjen e së premtes, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partia Socialiste e Shqipërisë në Njësia Administrative...

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

nga 27
22:08 | 27/03/2026
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Manchester, ku një shtetas shqiptar është përballur me një situatë dramatike pasi policia...

Para
Habit Berisha, mbledh “qeverinë hije” dhe premton minimum jetik…200 euro –

Habit Berisha, mbledh "qeverinë hije" dhe premton minimum jetik...200 euro -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –

23:07 | 27/03/2026
Të pranohen mendimet ndryshe –

Të pranohen mendimet ndryshe –

22:44 | 27/03/2026
Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –

22:26 | 27/03/2026
Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –

22:08 | 27/03/2026
Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –

Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –

21:42 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –
  • Rama “përgatitet” për zgjedhjet e 2027-s, paraqet ekipin drejtues të Njësisë Nr.2 në Tiranë –
  • Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park –
  • Dieta, karburante dhe qira për deputetët, sa milionë lekë shpenzoi Kuvendi për ta –
  • Shqipëria bie në vendin e 64-t, Kosova shënon rritje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas zhgënjimit për Botërorin, Shqipëria fokusohet tek Europiani, kundërshtarët shkëlqejnë në miqësore –
  • Të pranohen mendimet ndryshe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com