Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

12:37 | 27/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –

PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale –

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit –

Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar –

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një tryezë të nivelit të lartë të organizuar nga Westminster Foundation për forcimin e qeverisjes demokratike dhe ndryshimeve transformuese, ngriti shqetësime të forta mbi efektivitetin e kontrollit të ligjeve pas miratimit dhe rolin e Parlamentit në garantimin e llogaridhënies.

Tabaku theksoi se përvoja në Kuvend ka nxjerrë në pah një problem thelbësor: hendeku mes ligjit dhe zbatimit nuk është rastësor, por struktural. Sipas saj, një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit, hartohet për të përmbushur kritere formale të procesit të integrimit europian dhe jo për të prodhuar rezultate konkrete në praktikë.

Ajo vuri në dukje se, ndonëse kuadri ligjor shpesh është në përputhje me standardet e Bashkimit Europian në letër, mungesa e zbatimit real ka sjellë rezultate të dobëta në terren, duke minuar besimin tek reformat.

Një tjetër problem madhor, sipas Tabakut, është dobësimi i funksionit mbikëqyrës të Parlamentit. Ajo theksoi se Kuvendi është reduktuar në një rol formal, shpesh duke funksionuar si një “noter” i vendimmarrjeve të qeverisë. Kjo reflektohet në miratimin e ligjeve pa konsultim të gjerë publik, përdorimin e procedurave të përshpejtuara si normë dhe jo si përjashtim, si dhe në praktikën e depozitimit të projektligjeve nga deputetë të shumicës për të shmangur filtrat institucionalë.

Procesi i integrimit europian, sipas Tabakut, është thelbësisht politik dhe kërkon vullnet të vërtetë për reforma, jo thjesht përmbushje formale kriteresh. Ajo theksoi se margjinalizimi i opozitës, dobësimi i rolit të komisioneve parlamentare dhe anashkalimi i procedurave demokratike dëmtojnë besueshmërinë e reformave dhe ushqejnë krizën e besimit ndaj avancimit real të vendit drejt Bashkimit Europian.

Duke u ndalur tek Kontrolli Post-Legjislativ, ajo ngriti një problem thelbësor: efektiviteti i këtij mekanizmi mbetet i kufizuar kur qeveria nuk reflekton ndaj gjetjeve dhe madje ndërhyn në kundërshtim me to.

“Çështja nuk është vetëm ekzistenca e mekanizmave, por vullneti për t’i zbatuar ato realisht,” theksoi Tabaku, duke nënvizuar se kjo problematikë nuk lidhet vetëm me ligje specifike, por me një gamë të gjerë ligjesh që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ajo solli në vëmendje edhe mungesën e analizave të thelluara për kontratat e Partneritetit Publik-Privat dhe koncesionet, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në financat publike. Sipas saj, Kontrolli Post-Legjislativ duhet të shtrihet jo vetëm mbi zbatimin e ligjeve, por edhe mbi vetë procesin parlamentar: pse ligjet nuk funksionojnë që në shqyrtimin e parë dhe nëse Kuvendi ka reflektuar mbi këto dështime.

“Nëse Kuvendi vazhdon të miratojë ligje pa reflektim dhe pa analizë, duke mos nxjerrë mësime nga gabimet, atëherë rrezikon të mbetet një institucion formal, pa rol real në kontrollin e pushtetit,” u shpreh ajo.

Në përfundim, Tabaku theksoi se problemi kryesor nuk është mungesa e ligjeve, por mungesa e vullnetit për zbatimin e tyre dhe për ndërtimin e institucioneve që garantojnë llogaridhënie. Sipas saj, pa një Parlament që ushtron realisht funksionin e tij mbikëqyrës, lufta kundër korrupsionit dhe procesi i integrimit europian mbeten të paplota.

Të Lidhura

Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –

Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –

nga 27
15:29 | 27/03/2026
0

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, për përfshirje në çështje që lidhen me krimin....

Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet –

PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale –

nga 27
14:31 | 27/03/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka postuar një mesazh ku shpjegon se akuza e shpërdorimit të detyrës është vepër...

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit –

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit –

nga 27
14:11 | 27/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtyre eleminatoreve teksa do të përballet të martën kundër Ukrainës...

Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar –

Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar –

nga 27
14:09 | 27/03/2026
0

Vendet anëtarë të BE po monitorojnë me një vëmendjetë shtuar Shqipërinë përsa i përket veprimeve të politikës ndaj drejtësisë. Demokratja...

Para
Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit –

Kuvendi rrezikon të bëhet një institucion pa rol real në kontrollin e pushtetit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –

Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –

15:29 | 27/03/2026
Nuk ka më alibi, Balluku të arrestohet, Rama të largohet –

PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale –

14:31 | 27/03/2026
Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit –

Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit –

14:11 | 27/03/2026
Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar –

Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar –

14:09 | 27/03/2026
Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera –

Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera –

13:31 | 27/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –
  • PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale –
  • Edhe pse u eleminuan, Kombëtarja nuk largohet nga Varshava! Sylvinho i bën “zbor” lojtarëve në pikë të mëngjesit –
  • Korrupsioni është kulturë e socialistëve, jo e popullit shqiptar –
  • Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera –
  • Balluku kërkon t’i shpëtojë drejtësisë, po kërkon të marrë nënshtetësi në vende të tjera –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Olsi Rama, njeriu që përcolli jashtë shtetit Genti Xhixhën, bosin e grupit të Xibërrakës –
  • PE miratoi shpërdorimin e detyrës si vepër të rëndë penale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com