Ish-i dashuri i Madonna-s dënohet me 1 euro
“Vendosini KO nesër kur të shkoni të votoni, për të ruajtur Francën tonë vëllazërore!!!”.
Vetëm sepse ka publikuar në rrjetet sociale këtë postim të shoqëruar me një selfie me Zhan Mari Lë Pen, e fotografuar në padijeni të këtij të fundit, ndërsa po flinte në avion, do t’i kushtojë 1 euro Brahim Zaibaiti, balerinit që njihet më së shumti në mediat rozë dhe si-ish i dashuri i yllit të popit, Madonna.
Ai është dënuar nga gjykata që të dëmshpërblejë me 1 euro, ish-kreun e Frontit kombëtar francez, parti kjo e ekstremit te djathtë. Gjykata gjithashtu në vendimin e dhënë të mërkurën i kërkon balerinit që të heqë nga rrjetet sociale foton brenda 48 orëve.
Në janar Zhan-Mari Lë Pen kishte paditur për ndërhyrje në jetën private dhe për të drejtë imazhi balerinin, të cilit i kërkonte një dëmshpërblim prej 50 mijë eurosh.