Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Me këtë vendim ju jep kohë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që brenda 34 ditëve të zgjedhin presidentin e ri të vendit.
“Të konstatojë që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.
Dekreti i presidentes i marrë më 6 mars për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës nuk ka efekt juridik.
Aktvendimi hyn në fuqi menjëherë e nis rrjedhja e afatit.
gijotina.com/










