Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin –

16:38 | 25/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

Në kohën e komunizmit, në 1949, lindi ideja e një laboratori për ndërtimin brenda Kombinatit të Tesktileve “STALIN”. Në 1969, laboratori hyri në përbërjen e Institutit të Studimeve dhe Kërkimeve në Ndërtim. Më vonë, në 1979 u krijua Instituti i Stdimeve të Teknologjisë së Ndërtimit.

Instituti mbyllet pas viteve ’90, megjithëse ndërtimet kanë bum zhvillimi. Godina u shfrytëzua dhe mori miliona euro nga projektet e Dritan Agollit.

Në nëntor 2024 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) u paraqit tek ish-instituti koncepti 1stNEST.

Ose ndryshe: Qendra e Zhvillimit të Inovacionit në Industrinë Ndërtimore dhe Teknologjike. Kjo bëhej në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes.

Ja çfarë thuhej në ftesat e eventit: 1stNEST është ideuar si pikë referimi & model i një laboratori të integruar për inovacionin dhe zhvillimin urban & smart cities. Një vend takimi i aktorëve të ndryshëm nga bota akademike, industria e ndërtimit dhe dija praktike për të zhvilluar një qendër që nxit rritjen e kapaciteteve dhe inovacionit.

Konceptet e Dritan Agollit ndryshojnë, Sa herë që ndodh kjo, ka tendera dhe fonde që paguhen nga buxheti i shtetit.

Së fundmi, instituti i kthehet emrit të zanafillës: do bëhet “laboratotor idesh”.  Emërtimi i ri është “Inkubatori i biznesit në arkitekturë dhe ndërtim”.

Nuk mjaftuan paratë për ta kthyer në Qendër, por tashmë kërkohen pajisje të reja, look i ri.

Kështu më 17 mars 2026, u publikua kontrata për kompiutera dhe pajisje elektronike për “Inkubatorin”. Dritan Agolli i ka dërguar një letër ku e njofton kompainë “PC STORE” të paraqitet për nënshkrimin e kontratës.

Më konkretisht objekti i kontratës së FSHZH është “Inkubatori i biznesit në arkitekturë dhe ndërtim në Tiranë- Pajisje elektronike”.

Fondi limit i caktuar për furnzimin me këto pajisje është 255 milionë lekë pa TVSH. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërise kjo vlerë konvertohet në 264,2 mijë Euro.

Kompania PC STORE është e “certifikuar” nga raporte zyrtare për mashtrime me cilësinë. Megjithatë, pronari i saj Elton Mehmeti arriti t’i eliminojë konkurrentët falë vendimeve korruptive të Agollit dhe të Komisionit të Prokurimit Publik.

Një “Flamur i kuq” i Open Data valvitet mbi procedurën për të sinjalizuar riskun e korrupsionit. Ndoshat i trembur nga hetimet e SPAK, Agolli ka preferuar që vendimmarrjen e tenderit ta ndajë me KPP, duke i detyruar pjesëmarrësit të ankohen.

Fillimisht duhet të themi se oferta e PC STORE është më e shtrenjta. Siç duket në dokumentin e ofertave, ka pasur kompani që mund ta bënin këtë furnizim me afro 90 milionë lekë më pak.

Po ashtu, vihet re se një nga aplikuesit ka marrë pjesë fiktivisht, duke paraqitur ofertë me vlerë “zero” lekë.

Më 17 dhjetor 2025, Dritan Agolli ia dha tenderin oligarkut Grigor Joti, themelues i  INFOSOFT SYSTEMS shpk.

Vendimi shkaktoi pakënaqësi tek dy nga pjesëmarrësit në prokurim. Në datën 22 dhjetor 2025, kompania “Fredi Electronic” SHPK, ka denoncuar vendimin e komisionit të ngritur nga Dritan Agolli që i skualifikonte.

Ndërsa më 23 dhjetor 2025 do të ankohej “PC Store” SHPK. Firma kërkonte skualifikimin e ofertës fituese.

KPP, më 2 shkurt 2026, vendosi të mos pranojë denoncimin e “Fredi Electronic” SHPK dhe të marrë në konsideratë vetëm ankesën e “PC Store” SHPK. Në këtë rast u “urdhërua” FSHZH të rivlerësojë ofertat.

Menjëherë Dritan Agolli ka bërë rokadën duke shpallur fitues kompaninë me ofertën më të lartë. Dhe, pasi iu hap drita jeshile firmës së Elton Mehmetit, KPP ka lejuar më 3 mars 2026 vazhdimin me shpallje e fituesit të ri.

PC STORE në vitet e fundit ka fituar rreth 160 tendera me vlera që kapin miliona euro. Shumica e tyre janë pa garë apo shumë pranë me fondin limit.

Kjo kompani ka metodë pune të mashtrojë autoritetet publike në mënyrë që të përfitojë sa më shumë. Për këtë arsye në vitin 2024, Agjencia e Prokurimit Publik e ka përjashtuar me 7 muaj nga pjesëmarrja në tenderat publikë. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender të vitit 2022. Mehmeti ka mashtruar në lidhje me disa skanera me të cilët duhet të furnizonte AKSHI-n.

Mashtrimi ka dalë në pah në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rezulton se kompania PC STORE ka fituar tenderin për pajisje të një cilësie të caktuar, por realisht i ka sjellë me parametra më të ulëta dhe rrjedhimisht më të lira.

Mashtrimi vazhdon. Edhe pse i përjashtuar zyrtarisht nga pjesëmarrja në tendera publikë për shkak të falsifikimeve, Mehmeti ka krijuar një kompani të re në emër të bashkëshortes.

Në këtë kohë, Dorjana Mehmeti e “QuantX IT Solutions” SH.P.K. ka arritur të marrë një kontratë me vlerë 270 milionë lekë nga komisioneri Besnik Dervishi.

Më 12 dhjetor 2025, Elton Mehmeti godet sërish. Tashmë me një supër tender. Këshilli i Lartë Gjyqësor, me urdhër të Ilir Rusit ka zhvilluar një procedurë për “Blerje pajisje elektronike F-V”, me një fond limit prej më shumë se 1 miliard lekë pa TVSH.

Fitues është shpallur kompania PC STORE me një procedurë plotësisht fiktive. Nga 6 pjesëmarrës, tre prej tyre kanë paraqitur ofertë zero lekë. Kjo është një praktikë e njohur e garimit fiktiv, vetëm për të plotësuar numrin minimal dhe për t’i hapur rrugë fituesit të paracaktuar.

Ndërkaq, “Inkubatori” i Dritan Agollit angazhon fonde të tjera në favor të konpanive me CV të mbushur me mashtrime dhe dënime penale të pronarëve.

Në vitin 2019 Shpresa Joanidhi u dënua për madhtrim me taksat. “Njollën:” e hoqi shpejt nga biznesi i saj thjesht duke i ndërruar emrin.

“Shpresa” shpk bëhet “DION-AL” shpk. Pas kësaj erdhi një ngritje e fuqishme në biznesin me tenderat. Drejtori që i ka firmosur tenderat me shifra të mëdha për Joanidhin është Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Së fundmi, më 15 gusht 2025, Agolli i ka dhënë kompanisë “DION-AL” një kontratë mbi 1 miliard lekë me një tender të dyshimtë. Objekti i prokuruar quhet “Inkubatori i biznesit në arkitekturë dhe ndërtim  në Tiranë. Duke qenë se ky fond shkon në llogaritë e biznesit të paracaktuar, komisioni i toleron vetes të shkelë procedurat.

Ky tender është një skenë fiktive ku marrin pjesë  si “konkurerrentë” ish-partnerë biznesi që kanë fituar më parë tenderat në bashkime operatorësh me DION-AL shpk. Kështu “Ergi” shpk dhe “Ed Konkstruksion” që kanë bërë oferta në këtë tender, kanë përfituar më parë kontrata publike në “joint venture” me kompanisë e Shpresa Joanidhit. Ndërsa “Kevin Construction” shpk ka bërë ofertë “zero” lekë.

Në shtator të vitit 2019, Shpresa Joanidhi u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë ku të gjithë u akuzuan nga prokuroria si shkaktarë të një dëmi prej disa miliona eurosh ndaj shtetit. Ndaj saj dhe bashkëshortit Alfred Joanidhin u mor masa arrest me burg për skema mashtrimi me TVSH duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm shtetit shqiptar. Më pas kaluan në arrest shtëpie dhe nisën të përfitonin tendera publikë.

Ata përdorën kontrata fiktive me kompani të cilat pas një periudhe të caktuar ose kishin kaluar në aktivitet pasiv ose kishin deklaruar zero xhiro vjetore.

Disa kompani që zbatonin këtë skemë kishin deklaruar se nuk kishin pasur asnjë aktivitet. Në këtë mënyrë shmangej kontrolli tatimor për rastet kur kërkohej këqyrja e mbylljes së aktivitetit.

Madje bëhet e ditur se për të krijuar kompanitë fantazëm ishin përdorur individë që nuk kishin të ardhura apo që banonin në zona të largëta. Pasi identifikoheshin, organizatorët e skemës u merrnin kartat e identitetit dhe me to krijonin kompanitë që përdoreshin më pas të për përfituar nga vlera e TVSH-së.

Vlera e faturave fiktive të të gjithë biznesmenëve mashtrues të kapur në shkelje në atë kohë ishte 182.6 milionë lekë të reja me një dëm prej 25.7 milionë si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit.

Ndërsa lekët e korrupsionit shkojnë për resorte.

Lejet e ndërtimit të kullave dhe resorteve që jep Edi Rama po dalin një skemë masive për pastrimin e parave të pista të korrupsionit me tenderat. Në 20 nëntor 2024, u mblodh Këshilli Kombëtar i Territorit, me në krye Edi Ramën. Përpos të tjerave, KKTU ka miratuar lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në Jalë nga kompania Dion-Al shpk.

gijotina.com/

 

 

Të Lidhura

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

nga 27
19:30 | 25/03/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar kërkesë në GJKKO për pushimin e procedimit ndaj gjyqtares...

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

nga 27
19:13 | 25/03/2026
0

Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të...

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

nga 27
18:30 | 25/03/2026
0

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez, Reinout Vos vizituan javën e kaluar Fushën e Gazit në Delvinë....

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

nga 27
17:48 | 25/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë vendimin mbi çështjen e zgjedhjes së presidentit. Me këtë vendim ju jep kohë deputetëve...

Para
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt, reagon familja –

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt, reagon familja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –

19:30 | 25/03/2026
rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

19:13 | 25/03/2026
Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –

18:30 | 25/03/2026
Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –

17:48 | 25/03/2026
“Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por… –

“Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por… –

17:34 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –
  • rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –
  • Ambasadorët e Holandës dhe SHBA-së vizitojnë vendburimin e gazit në Delvinë –
  • Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Parlamentit, rinis zgjedhja e Presidentit –
  • “Prej dy muajsh nuk fle”, Sylvinho i sinqertë para Polonisë: Jemi përmirësuar, por… –
  • Na duhet ndeshje perfekte, Botërori do ishte arritje e madhe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndjekja penale në Greqi u parashkrua –
  • rrëzohen 13 kërkesa për rikthim në drejtësi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com