Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! –

12:18 | 24/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

Përfaqësuesit e shoqatave të transportit kanë lëshuar alarmin se duke nisur nga dita e hënë, shërbimi për qytetarët do të reduktohet me 30%.

Shkak është bërë rritja e pandalshme e çmimit të karburantit dhe heshtja e institucioneve shtetërore, përballë kërkesave të tyre të vazhdueshme për mbështetje.

Në një deklaratë për mediat, ata thonë se kostoja e karburantit tashmë zë rreth 45% të shpenzimeve totale, ndërsa kostot e mirëmbajtjes janë rritur me 25-30% për shkak të krizës globale.

‘Prej nisjes së luftës në Iran dhe midis Izraelit dhe Amerikës, që javën e parë ka qenë një trend, një trend rritje të çmimit, të gjithë operatorët dhe shoqatat e transportit kanë vijuar me kërkesat e tyre duke parë rritjen e çmimit të karburantit në mënyrë që të kemi një mbështetje financiare apo të lehtësimeve të taksave fiskale që ka ky sektor, dhe ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe asnjë reagim as nga institucionet përgjegjëse, as nga bashkitë përkatëse, as nga bordi drejtues që mbikëqyr çmimin e karburantit. Transporti publik si, si një zë i rëndësishëm dhe kosto që zë çmimi i karburantit, pra rreth 45%, zë çmimi i karburantit, zë karburanti në rritjen e çmimit. Përballemi dhe me rritjen e çmimit të mirëmbajtjes së këtyre autobusave, pasi është rritur dhe çmimi i transportit në gjithë botën, me rreth 25-30% të, të çmimeve që çfarë, se si ishin përpara, përpara një muaji’.

Pavarësisht kërkesave të dërguara pranë qeverisë, bashkive dhe Bordit të Transparencës, ata pohojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje, duke i lënë përballë një situate të pamundur ekonomike.

‘Rënia në vesh të shurdhër e kërkesave të vazhdueshme, në një situatë emergjente të cilën është transporti publik, me një rritje të konsiderueshme të çmimit të naftës, jemi të detyruar të njoftojmë se transporti publik ditën e hënë, në qoftë se nuk do të kemi një reagim nga institucionet, jo për shkak të një presioni që mund të bëjmë, por për shkak të pamundësisë ekonomike, ëh do të reduktohen flota e mjeteve me 30%, gjë që është në, në dëm të operatorëve por edhe të qytetarëve të cilët nuk do të marrin një shërbim siç duhet ta marrin, siç ata e meritojnë, për shkak të krizës së vazhdueshme. Rënia në vesh të shurdhër e kërkesave tona ekonomike na shtynë edhe na pamundëson lëvizshmërinë normale të rrjedhjes së, së ofrimit të shërbimit të cilin ne kemi’.

“Nuk është presion, por pamundësi ekonomike,” deklaroi një nga përfaqësuesit, duke shtuar se ky reduktim drastik i flotës së autobusëve do të dëmtojë jo vetëm operatorët, por kryesisht qytetarët që varen nga ky shërbim jetik.

‘Ne jemi në pritje të një reagimi, të ulemi në një tryezë të përbashkët nga të gjitha institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të gjejmë gjuhën dhe ku duhet që qeveria, si ajo vendore, por edhe ajo qendrore të marrin masat dhe të kenë lehtësime në këtë sektor, siç kanë vepruar dhe vendet e rajonit, mos flasim për Italinë, Greqinë apo Spanjën ku janë shumë më të zhvilluar dhe ka pasur një reagim të menjëhershëm. Kemi Kosovën, e cila në transportin publik taksa e qarkullimit është zero. Po ashtu edhe në akcizë nuk aplikohet në litrin e karburantit, as akciza, as taksa e qarkullimit dhe jo vetëm që nuk janë të përfshira këto taksa mbi litrin e karburantit, por së fundmi, Kosova ka miratuar dhe një rritje të subvencionit, pra nga ajo që ata paguhen në këto momente, me rreth 30%’.

Zgjidhja, sipas tyre, qëndron te ndërhyrja e menjëhershme e shtetit, duke ndjekur shembullin e vendeve të rajonit, ku transporti publik është i përjashtuar nga taksa e qarkullimit dhe akciza.

‘Rritja e kostove ekonomike dhe ndryshimi i çmimit të biletës është bërë në 2016. Nga 2016 deri sot kemi një dyfishim apo trefishim të kostove operative të operatorëve. Ne po flasim në këtë moment për një reduktim të numrit të autobusëve të cilët do të qarkullojnë. Pastaj pjesa tjetër do të ngelet në vazhdim për t’u diskutuar me operatorët edhe për të parë vazhdimësinë se si shteti do të reagojë siç ka bërë dhe në vende të tjera. Nuk po kërkojmë diçka të cilën është e pabëshme, po kërkojmë diçka që vendet e rajonit e kanë bërë, por edhe më gjerë. Është krizë, rritja e karburantit është krizë drejtpërdrejtë e sektorit të transportit publik sepse zinxhirët e tjerë ekonomikë e ndjejnë rritjen e çmimit më vonë. Siç ishte dhe në rastin e pandemisë që sektori më i goditur ishte shëndetësia, në këtë moment mund të themi që sektori më i goditur është transporti publik’.

“Ne po kërkojmë ose subvencionim me lekë për litër, siç u veprua gjatë krizës së luftës në Ukrainë, ose heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës. Reduktimi i premtuar i akcizës me 20% përkthehet në vetëm 7 lekë për litër, një vlerë që nuk ka asnjë ndikim,” theksuan ata.

‘Një mosndërhyrje dhe një neglizhencë e institucioneve, padyshim që do të çojë në një kapitullim të subjekteve të transportit, në qoftë se nuk do të merret parasysh kërkesat e operatorëve drejtuar institucioneve. Ne i kemi drejtuar çdo institucioni të mundshëm, si qeverisë qendrore ashtu dhe lokale, çdo bashkie ku ka transport publik urban, i kemi drejtuar kërkesat specifike ekonomike. Kërkesat ekonomike është bërë një ndërhyrje emergjente, ose subvencionim të transportit publik me lekë për litër siç ishte dhe në rastin e luftës së Ukrainës, ose reduktimi i taksave siç është ajo e qarkullimit apo e akcizës. Reduktimi i premtuar me 20% i akcizës absolutisht nuk ka asnjë ndikim te sektori i transportit publik sepse ajo vjen e përkthyer me vlerë monetare është diku te 7 lekë, që 7 lekë nuk ndikon fare në ndihmë të sektorit të transportit publik.  Meqenëse është specifik, padyshim që ndërhyrja duhet të jetë më emergjente dhe më, më e shpejtë mos të shkojmë drejt një, një kapitullimi ekonomik apo reduktimi të flotës së mjeteve. Reduktimi i flotës së mjeteve bëhet nga secili operator në bazë të fuqisë ekonomike që ka për të vazhduar edhe për të operuar. Në qoftë se dikush nuk ka mundësi financiare për të operuar me flotë 30%, 70% mund ta ulë akoma më shumë. Nuk është se të gjithë operatorët janë një zëri, po morëm një mesatare që reduktimi do të preket diku te 30% e flotës së mjeteve’.

Të Lidhura

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

nga 27
14:36 | 24/03/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet...

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

nga 27
14:30 | 24/03/2026
0

Deputeti demokrat Belind Belind Këlliçi, paralajmëron një skenar të organizuar për të njerrë nga burgu, Erion Veliajn, pavarësisht se mbi...

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

nga 27
14:04 | 24/03/2026
0

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë...

14:02 | 24/03/2026
0

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë...

Para
Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! –

Qeveria nuk mori masa, Shoqata e Transportit paralajmëron rritje të kostove dhe reduktim të flotës për qytetarët! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

14:36 | 24/03/2026
Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

14:30 | 24/03/2026
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

14:04 | 24/03/2026
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

14:02 | 24/03/2026
Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

13:58 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –
  • Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –
  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –
  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –
  • Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –
  • Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –
  • Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com