14 persona janë arrestuar nga policia pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga mbështetës të Partisë Demokratike, ndërsa 9 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Sipas burimeve zyrtare, gjatë shoqërimeve janë përfshirë edhe disa të mitur, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.
Protesta e 22 marsit u shoqërua me molotovë dhe fishekzjarre ndaj kryeministrisë, Ministrisë së Infrastrukturës, pranë Bankës së Shqipërisë ku u shënjestrua selia e PS, por pa mundur të depërtohej. Berisha dhe protestuesit nuk mundën të arrinin dot parlamentin, pasi forcat e policisë krijuan gardhe sigurie.
Ndërkohë, policia u kundërpërgjigj me gazlotsjellës, ujë me piper dhe shoqërime të dhunshme.










